• Kontakt
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Infektohet nga COVID-19 biznesmenia Vilma Nushi, letër të hapur nga shtrati i spitalit: Ja përse unë nuk do të vdes nga mallkimi yt!

24/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Infektohet nga COVID-19 biznesmenia Vilma Nushi, letër të hapur nga shtrati i spitalit: Ja përse unë nuk do të vdes nga mallkimi yt!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmenia e njohur, Vilma Nushi ka rezultuar pozitive ndaj testit të koronavirusit. Mësohet se ajo është dërguar disa ditë më parë në Spitalin Infektiv për shkak të problemeve që ka shfaqur me frymëmarrjen.

Ndërkohë që pas Spitalit Infektiv ajo është dërguar jashtë vendit për kura më të specializuara. Gjendjen e saj të rënduar shëndetësore e ka konfirmuar vetë sipërmarrësja, e cila me anë të një letre të hapur publike ka folur dhe për sulmet politike sipas saj po bëhen në adresë të saj.

Vilma Nushi është fituesja e koncensionit të check-up-it në Shqipëri, vendim që është komentuar gjerësisht nga politika. “Unë jam Vilma Nushi, dhe tani që po shkruaj, jam në një shtrat spitali ku marr oksigjen, infektuar me COVID19. Kam marrë me mijëra urime të shërohem sa më shpejt, por sot dua tu flas atij që më ka mallkuar, atij që mendon se duhet të vdes meqë më di të pasur”- thekson ajo.

Por në mesazhin e saj, Vilma Nushi thekson se: “Po të shkruaj nga shtrati i spitalit, jo nga paniku se mos iki nga kjo botë prej mallkimit tënd, por nga qetësia që kam për jetën që kam lënë pas, për atë që kam bërë, e cila do jetojë më shumë se jeta ime fizike dhe natyrisht do tu bëj mirë shumë njerëzve në këtë botë. Ndoshta dhe ty dhe fëmijëve të tu.

Natyrisht nuk shpresoj të të bëj më të mirë, as me vdekjen time, as me jetëgjatësinë e emrit dhe veprimtarisë së biznesit tim, por shpresoj të qetësohesh e të kuptosh, se problemi në këtë botë nuk jam unë që punojë 24 orë dhe mbaj gjallë shpresën tek mijëra njerëz, por hije si ty, që përgjojnë 24 orë lajmërimet e vdekjeve, si e vetmja mënyrë që të ndjehen mirë”.

LETRA E PLOTË E VILMA NUSHIT

Unë jam Vilma Nushi, dhe tani që po shkruaj, jam në një shtrat spitali ku marr oksigjen, infektuar me COVID19. Kam marrë me mijëra urime të shërohem sa më shpejt, por sot dua tu flas atij që më ka mallkuar, atij që mendon se duhet të vdes meqë më di të pasur.

Unë nuk kam asnjë pasuri në emrin tim siç thua ti, jo nga mania që kanë njerëzit të fshehin pasurinë, por nga arsyeja e thjeshtë se unë kam pasuri biznesin tim. Kështu mallikim yt s’ka vlere se flet për gënjeshtra. Të vetmet prona në emër tim janë pronat që kam trashëguar nga gjyshërit e mij të nderuar, familja Zeraliu dhe familja Marika.

Pasurinë se kam bërë në emrin tim dhe as për emrin tim. Por ti se di këtë, sepse ti degjon disa mjeranë, që e quajnë veten politikanë, që e dinë shumë mirë këtë , por e përdorin emrin tim sepse kanë frikë të përdorin emrin e asaj makine të madhe që kam ndërtuar këto 30 vjetë, që e ka emrin marketing&distribution.

Edhe pse unë jam në spital dhe larg njerëzve të mijë të familjes dhe biznesit, ajo makineri punon e qetë, e sigurte me shume energji dhe vizion.

Pasurinë time që ti mallkon, këto 30 vjet e kam ndërtuar pak nga pak me energji dhe përkushtim, me dashuri dhe sakrifica te pafundme. Të rrisësh një ndërmarrje ke kënaqësinë të rritesh bashkë me të, me muret dhe mjetet , me oborret me pemët, lulet por me tepër me njerëzit që punojnë për të , që janë asetet e mija shpirtërore më me vlerë, që më kanë dhënë kënaqësinë dhe motivimin për të vazhduar për të punuar .

Por kam vënë re edhe një gjë që ka ndodhur me kalimin e viteve, kam vënë re, se si ke kënaqësinë të shohësh , se sa me shume puna shtohet e më shume fiton , aq më shumë paguan për shtetin, dhe ke kënaqësi shume kur paguan, kam vënë re se si behën çdo ditë, rrugët ku ecim unë dhe ti , për kopshtet ku shëtisim unë dhe ti , për shkollat ku dërgojmë fëmijët unë dhe ti, për spitalet ku shkojmë unë dhe ti .

Unë nuk kam asnjë deklaratë për të bërë për pasuri që nuk i dihet filli, as nëpër banka apo offshore, sepse çdo gjë është shkruar në librat e shenjtë të kontabilitetit, të M&D që është aq kollaj ti lexosh.

Unë nuk kam pasuri që si dihet emri dhe vendi, pasi pasuritë e mija janë aty në mes të Kasharit, ku normalisht i shikojnë me lakmi ziliqarët dhe i vlerësojnë ato që dinë sa mund dhe djersë ka aty brenda. Unë s’kam para në arkë , nuk kam para në shtëpi , as poshtë jastëkut, paratë gjenden në llogaritë e M&D në banka. Unë si shoh ato, por janë një armatë njerëzish që i lëvizin dhe punojnë me to dhe që bëjnë që të punojë kjo makinë e madhe që kam krijuar .

Ajo “perandori” që kam bërë ndër vite, është pra kjo makinë e madhe shpërndarjeje dhe logjistike, që punon me mua dhe pa mua, që ka vënë rrënjë dhe është vështirë ta rrëzosh. Sa shumë janë munduar me presione dhe shantazhe , burgje dhe rrëmbime, por se rrëzuan dot, se ka themele te forta , ka zënë rrënjë të thella dhe të forta, sepse është aty e dukshme dhe e paster, se prek dot as ti as njeri tjetër.

Sa fitoj unë, sa paguaj unë, nuk të duhet të dëgjosh fare , sepse une nuk ekzistoj, por politika e përdor emrin tim, jo për të me ulur mua, por për të krijuar lidhje që nuk egzistojnë përveçse në mendjen e tyre të sëmurë.

Unë nuk jam individ , e kam emrin M&D, që është aset i këtij vendi. Faqet e librit të M&D , i ke të hapura në çdo kohë, veç një klick të duhet. Por kam frike se ose s’do ta lexosh, ose s’do dish te lexosh janë me shume zero .

Dhe a do vdes unë? Unë mund të vdes, siç do vdesim të gjithë ,se nuk jemi të pavdekshëm, por se dimë kur. Por nuk do të vdes se do ti , por se atëherë do jetë ora.

Veçse unë kam pas vetes bekimin e mijëra njerëzve që i dua dhe më duan, që i kam ndihmuar dhe do i ndihmoj të jetojnë të lumtur nën ombrellën e kësaj “perandorie” që do vazhdojë të jetojë dhe kur unë të mos jem më. Unë kam pas vetes bekimin e atyre njerëzve për të cilët kam kontribuar, për t’iu ulur sado pak dhimbjen , për ti rritur sado pak cilësinë e jetës, për tiu ndenjur pranë kur kanë qenë keq dhe kur sytë e tyre janë drejtuar nga qielli, të atyre njerëzeve, që i kam ndihmuar të jetojnë atje ku ti s’ke shkelur kurrë , që të kuptojnë, që jeta e tyre është e rëndësishme dhe ta kenë kujdes atë.

Unë kam arritur në atë fazë, që gëzoj më shume kur shoh njerëz që i bëj të gëzohem dhe vuaj për mjerimin e njerëzve si ti. Janë te hapura këto qe them, lexohen aq thjesht po të duash ti lexosh, i ke aty ne librat e hapura te bilanceve, këto që them unë, të cilat ti nuk mund ti komentosh, pasi 1+1 =2.

Ndaj po të shkruaj nga shtrati i spitalit, jo nga paniku se mos iki nga kjo botë prej mallkimit tënd, por nga qetësia që kam për jetën që kam lënë pas, për atë që kam bërë, e cila do jetojë më shumë se jeta ime fizike dhe natyrisht do tu bëj mirë shumë njerëzve në këtë botë. Ndoshta dhe ty dhe fëmijëve të tu.

Natyrisht nuk shpresoj të të bëj më të mirë, as me vdekjen time, as me jetëgjatësinë e emrit dhe veprimtarisë së biznesit tim, por shpresoj të qetësohesh e të kuptosh, se problemi në këtë botë nuk jam unë që punojë 24 orë dhe mbaj gjallë shpresën tek mijëra njerëz, por hije si ty, që përgjojnë 24 orë lajmërimet e vdekjeve, si e vetmja mënyrë që të ndjehen mirë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

01/01/2026
Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

01/01/2026
Lamtumira e personaliteteve të artit, medias dhe politikës! 2025 viti i shuarjes së figurave të njohura shqiptare

Lamtumira e personaliteteve të artit, medias dhe politikës! 2025 viti i shuarjes së figurave të njohura shqiptare

01/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In