• Kontakt
Friday, January 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“5 qershori”, Balla: U skontua një nga detyrat e shtëpisë, presim firmën e Metës. S’po ndryshojmë sistem, ja data më e mirë për zgjedhjet

23/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“5 qershori”, Balla: U skontua një nga detyrat e shtëpisë, presim firmën e Metës. S’po ndryshojmë sistem, ja data më e mirë për zgjedhjet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se me miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit sot në Kuvend, u skontua dhe një nga detyrat e shtëpisë që Shqipëria kishte në kuadër të anëtarësimit të saj në BE.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Balla theksoi se ky kod duhet të hyjë në fuqi shumë shpejt, ndërsa ngelet ende firma e presidentit Ilir Meta. Mes të tjerash Balla u ndal dhe tek data e zgjedhjeve, që sipas tij periudha më e mirë do të ishte prilli-maji i vitit të ardhshëm, dhe më konkretisht 9 maji.

“Marrëveshja përfshin dhe disa ndryshime të tjera ligjore, ndryshime në kod. Kodifikimi i marrëveshjes së 5 qershorit do të vijojë dhe me disa ligje të tjera. Jemi dakordësuar dhe me PD dhe LSI. Firmëtare ka qenë dhe deputetja Hajdari. Ajo që dua të theksoj, se edhe pse marrëveshja e 5 qershorit, s’mund të quhet reformë e plotë e procesit të administrimit..

S’jemi penduar. Këto marrëveshje, çdo shqiptar, do të zgjidhnin rekomandimet e OSBE/OHDIR. Kjo është e zgjidhur, është në kod. Shpresoj se në një kohë të shpejtë kodi të hyjë në fuqi, pasi duhet dhe firma e presidentit të republikës. Më pas të nisin procedurat në mënyrë të menjëhershme për të përgatitur procesin e zgjedhjeve të prill-majit të vitit të ardhshëm.

15 prill deri në 15 maj, vazhdoj të promovoj si data. Madje 9 majin si datë e mundshme. Kjo është e drejtë specifike e presidenti të Republikës. Shpresoj se 9 maji, është një ditë e bukur që ka shumë domethënie. PS nga zgjedhjet e 2017-ës ka në Kuvend 74 përfaqësues.

Përpara 5 qershorit është bërë e qartë se kodifikimi i kësaj marrëveshje, duhet të bëhet me më dakordësi të opozitës paralajmëtare. Opozita parlamentare nuk është unike, përbëhet nga 3 grupe. Marrëveshja e parë për kodin zgjedhor ka qenë me opozitën parlamentare në qershor të 2019-ën. Pjesa tjetër ka të bëjë me hulumtimin e përdorur. Ne nuk kemi ndërmarrë asnjë ndërhyrje në sistem zgjedhor. Është thënë qartë se; ndërhyrjet në sistem ka kur ndryshon sistemi. Ne s’do ndryshojmë sistem.

Do jenë të hapura listat për zgjedhësit. Shqipëria për shkak të strukturimit me zona, mendoj se sistemi proporcional është më i miri. Qytetarët do votojnë njëherë për partinë dhe më pas për atë që duan. PD duhet të ishte flamurtarja në këtë rrugë. Ne po synojmë që t’i japim votuesit një votë për partinë dhe një për kandidatin që garon brenda listës. Kjo është diçka që iu jep peshë votës së qytetarit. Politika nuk është një shkencë ekzakte. Kemi kaluar nga maxhoritari në proporcional rajonal dhe jemi në një moment që nëse shohim dhe hedhim sytë, ka një numër të madh vendesh, që kanë lista të hapura.

I kam lexuar me kujdes dhe i kam përshëndetur deklaratat e ndërkombëtarëve. Deklaratat e para ishin nga ambasada e SHBA, nga Varhelyi. Padyshim që miratimi i kodit sot është një hap i rëndësishëm që skonton një prej detyrave të shtëpisë. Ndërkohë hapja e listave nuk interferon, por është hap i rëndësishëm drejt përfshirjes më shumë të qytetarëve. Ndaj duhet të vijojmë përpjekjet për çdo detyrë tjetër. Kështu e skontoi dhe komisioneri Varhelyi, me kodifikimin e marrëveshjes së 5 Qershorit.

Në 30 korrik mbyllet dhe sesioni parlamentar, Edhe pse vëmendja është përqendruar tek kodi zgjedhor, duket të përqendrohemi dhe tek amnistia fiskale që do të mundësojë një legjitimimi të të ardhurave të padeklaruara. Përfshirja e qytetarëve jo vetëm për të dhënë votë për subjektin politik por dhe për një listë të parenditur kandidatësh, kjo e rregullon këtë defekt.”,- tha Balla.

Po ashtu numri dy i PS-së pohoi se koalicionet nuk janë hequr. “Parashikimi i ndryshimeve kushtetuese, do të krijojë mundësinë që të ruajë këtë arritje të madhe të shqiptarëve, ku është ruajtur barazia gjinore. Në shumë vende është me një votë parapëlqyese. Nuk është e vërtet që koalicionet janë hequr.
Bëhet abuzim mbi draftin e parë që është iniciuar. Në draftin e parë ka qenë e shkruar; ndalohen koalicionet parazgjedhore. Ai formulim ka rënë, nuk është më. Hapja e listave, janë A-ja. Nuk preken aspak koalicionet, partitë nuk penalizohen”, theksoi ai.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta kolosin korçar të ekranit dhe skenës   Dhimitër Orgocka.

Kujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta kolosin korçar të ekranit dhe skenës Dhimitër Orgocka.

02/01/2026
Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

01/01/2026
Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

01/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In