• Kontakt
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KED në test për Kushtetuesen, sot vendoset për emërimin e kandidatëve të Kuvendit dhe Presidencës, në garë edhe të shkarkuarit e fazës së parë

17/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
KED në test për Kushtetuesen, sot vendoset për emërimin e kandidatëve të Kuvendit dhe Presidencës, në garë edhe të shkarkuarit e fazës së parë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të tregojë sot nëse do kemi një proces të pavarur për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, apo ka rënë pre e ndikimit politik pas ndryshimeve të fundit që u bënë në nivel drejtues.

Ikja e Ardian Dvoranit ka sjellë disa ndryshime në KED, pasi në vend të tij u vu Vitore Tusha. Fakti që presidenti këmbëngulte shumë për emrin e saj ka ngritur dyshime.

Sot Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mbajë një mbledhje sa i takon plotësimit të vakancave të krijuara nga Presidenca dhe Kuvendi. KED do të publikojë sot rezultatet e verifikimeve për secilin kandidat dhe në fund do të hartohen lista finale që do i shkojnë Kuvendit dhe Presidencës për miratim. Gazeta ka siguruar listën e emrave që do të diskutohen sot, të cilët janë: Ardita Alsula (Buna); Dedë Kasneci; Klodian Rado; Shaqir Hasanaj; Vjosa Bodo; Besnik Muçi; Envi Hicka; Prel Martini dhe Vasil Bendo.

Ajo që bie në sy është se ashtu siç ndodhi një vit më parë, edhe këtë vit kemi emra të njëjtë që kandidojnë për dy vende vakante. Më saktë, kandidatët nga Presidenca janë: Dedë Kasneci; Envi Hicka; Prelë Martini; Shaqir Hasanaj; Vasil Bendo dhe Vjosa Bodo Mujo.

Ndërsa kandidatët e Kuvendit janë: Ardita Buna Alsula; Ded Kasneci; Klodian Rado; Shaqir Hasanaj; Vjosa Bodo Mujo. Përveç emrave që janë të njëjtë, 6 prej tyre kanë kandiduar dhe për vakancat e vitit 2019. KED e asaj kohe disa i skualifikoi për mospërmbushje të kushteve, ndërsa disa u tërhoqën nga kandidimi. Madje disa shkuan dhe në Administrative dhe sërish nuk fituan. Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të bëjë KED, do kemi sërish skualifikime apo të njëjtët emra do të kualifikohen për në fazën finale. Teksa kemi një përplasje të fortë Meta-Rama për ndryshime Kushtetuese, emërimet në Kushtetuese mund të jenë beteja e radhës.

Emërimi nga Presidenca

Sipas ligjit, Kushtetuesja ka 9 anëtarë, ku 3 i zgjedh Presidenca, 3 Kuvendi dhe 3 Gjykata e Lartë. Sa i takon presidentit, KED, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zhvillimi i mbledhjes harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse

Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.

Emërimi nga Kuvendi

Pasi KED harton listën, emrat i çon në Kuvend. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, sipas renditjes, brenda një afati të arsyeshëm, organizon seancat dëgjimore me kandidatët. Institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë mund të paraqesin opinionet e tyre

në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas këtyre seancave, Komisioni i dërgon Kuvendit emrat e tre kandidatëve për çdo vend vakant bashkë me raportin e arsyetuar për secilin kandidat të përzgjedhur. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.

Kandidatët që do të skanohen sot:

– Ardita Alsula (Buna)

– Dedë Kasneci

– Klodian Rado

– Shaqir Hasanaj

– Vjosa Bodo

– Besnik Muçi

– Envi Hicka

– Prel Martini

– Vasil Bendo

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In