• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

MISTERI: Pse Lulzim Basha nuk e ka deklaruar në ILDKP, kontratën e qirasë së vilës në ‘Long Hill’

15/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
MISTERI: Pse Lulzim Basha nuk e ka deklaruar në ILDKP, kontratën e qirasë së vilës në ‘Long Hill’
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtohen dyshimet dhe misteri rreth zhvendosjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në tetor të vitit 2019, për të banuar në një shtëpi në kompleksin e vilave “Long Hill”, në Tiranë.

Në fund të vitit 2019, kryetari i opozitës refuzoi të jepte detaje si dhe të publikonte kontratën e qirasë së pretenduar, për jetesën në një shtëpi, në një zonë të tillë të Tiranës, ku qiraja mujore kushton rreth 2.5 mijë euro.

E vetmja mundësi që Lulzim Basha të deklaronte dhe sqaronte raportin e tij me vilën, nëse banonte me qira apo e kishte blerë, ishte deklarimi i pasurisë për vitin 2019, pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si një detyrim ligjor dhe më pasoja penale, në rast refuzimi apo deklarimi të rremë.

Por, Lulzim Basha nuk ka deklaruar asnjë kontratë qiraje dhe asnjë shpenzim për koston e banimit në shtëpinë e re gjatë vitit 2019, në dokumentin e pasurisë për këtë vit.

Nga verifikimi i deklaratës së pasurisë së firmosur nga Lulzim Basha, nuk rezulton asnjë e dhënë mbi shpenzimet financiare për banim për vitin që kaloi.

Nga ana tjetër, në 28 tetor të 2019, Partia Demokratike deklaroi përmes një njoftimi zyrtar se “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e z. Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira…”.

Bazuar në këtë deklaratë të PD-së, fakti që Lulzim Basha nuk deklaron shpenzimet dhe kontratën e qirasë, është tejet komprometues dhe mund ta veshë kryetarin e opozitës edhe me përgjegjësi penale.

Ligji nr. 9049 për deklarimin e pasurisë, në nenin 4 parashikon që subjekti deklaruar duhet të deklarojë çdo ndryshim në llogaritë bankare dhe të gjendjes cash, si dhe si dhe çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit.

Gjithashtu ligji parashikon detyrimin për të deklaruar edhe dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat a trajtimet preferenciale.

Pra, në çdo rrethanë, Lulzim Basha duhet të deklaronte statusin e banesës së re, nëse e ka marrë me qira, e ka blerë, ia kanë bërë dhuratë apo e kanë trajtuar në mënyrë preferenciale, që do të thotë se kanë strehuar pa i marrë pagesë qiraje.

Nga ana tjetër, fshehja e pasurisë apo shpenzimeve, refuzimi për deklarim apo mashtrimi me deklaratat e pasurisë përbën vepër penale.

Nga ana tjetër, edhe deklarata e Partisë Demokratike se Lulzim Basha është zhvendosur përkohësisht në një banesë tjetër, pasi banesa e tij po i nënshtrohet disa punimeve për shkak të dënimeve nga tërmeti, nuk rezulton e vërtetë.

Edhe pse Basha është zhvendosur në vilë që nga tetori i 2019, që nga ajo kohë e deri më sot, në banesën e tij në pallatin pranë Parkut të Liqenit, nuk është kryer asnjë punim.

Sot banesa e Lulzim Bashës është e boshatisur. Për shkak të mungesës së shërbimit, janë tharë edhe pemët në banesën e zgjeruar në katin e 12-të pallatit.

Nga ana tjetër, edhe Instituti i Ndërtimit ka rrëzuar pretendimin që ky pallat të ketë pësuar ndonjë dëmtim nga tërmeti. Shqiptarja.com ka publikuar një raport teknik, ku theksohet se pallati nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët.(Shqiptarja.com)

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit  mjeshtri  Aristotel Stefani.

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit mjeshtri Aristotel Stefani.

14/01/2026
12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

14/01/2026
Shkodrani Gjon Karma, aktori i madh i roleve të vogla, krijuesi i arkivit të Teatrit Kombëtar…sot ka ditëlindjen

Në kujtim të Gjon Karmës, aktorit të madh shkodran i pa arritshëm si mjeshtër në rolet e karaktereve

14/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In