• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Covid-19/ MSH: Situatë e rënduar tek Infektivi, ndërrojnë jetë 4 pacientë, mes të cilëve një 21-vjeçare/ Ja sa raste janë sot

15/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Covid-19/ MSH: Situatë e rënduar tek Infektivi, ndërrojnë jetë 4 pacientë, mes të cilëve një 21-vjeçare/ Ja sa raste janë sot
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve të vënë detyrimisht maskën, pasi situata paraqitet e rëndë në Spitalin Infektiv, ku kanë ndërruar jetë 4 pacientë, mes të cilëve edhe një 21-vjeçare.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 85 raste pozitive me koronavirus, si dhe ka pasur shtrime të reja në spital.

Sipas MSH, aktualisht në spital janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Deklarata e plotë e Mirela Cami nga Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:

Ministria e Shëndetësisë ju informon mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë, duke ju drejtuar që në fillim të këtij komunikimi çdo qytetari me thirrjen për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së Covid9.

Situata paraqitet e rënduar në spitalin infektiv, ku janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh ngushëllimet familjarëve. Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit  pogradecar Josif Koci

Në kujtim të aktorit pogradecar Josif Koci

15/01/2026
Sot “Gjino” është rritur, Admir Sorra feston 51 vjetorin

Sot “Gjino” është rritur, Admir Sorra feston 51 vjetorin

15/01/2026
U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit  mjeshtri  Aristotel Stefani.

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit mjeshtri Aristotel Stefani.

14/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In