• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Yuri Kim tjetër mesazh pushtetarëve të korruptuar: “Koha për të goditur të paskrupujt”

15/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Yuri Kim tjetër mesazh pushtetarëve të korruptuar: “Koha për të goditur të paskrupujt”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është institucioni më i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo strukturë është “qershia mbi tortë” e reformës në drejtësi, pasi në fokus janë zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit. Ditën e djeshme numri i prokurorëve të SPAK shkoi në 13 pas betimit të Manjola Kajanës, ndërkohë që nuk ka munguar as reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin sociale “Twitter” ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur shtimin e kapaciteteve të Prokurorisë së Posaçme me prokurorë të rinj, ndërsa ka dërguar tjetër mesazh për pushtetarët e korruptuar në vend.

Sipas saj, reforma në drejtësi nuk ndalet dhe se me rritjen e numrit të prokurorëve të SPAK po ngushtohet laku për të korruptuarit. “Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt”, shkruan në rrjetet sociale ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Reforma në drejtësi nuk ndalet

Po dje, ambasadorja mori pjesë në një takim të zhvilluar online nga Ministria e Drejtësisë, ku të pranishëm ishin edhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor dhe shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ekipi i Komisionit Europian dhe përfaqësuesit e misioneve EURALIUS dhe OPDAT në Shqipëri.

Burime nga kjo mbledhje pohuan se ambasadorja Kim e ka ndalur theksin tek reforma në drejtësi, për të cilën ka theksuar se ajo nuk ndalet dhe nuk ka kthim pas. Në këtë kontekst, mësohet se zonja Kim është shprehur se SHBA do të mbështesë reformën në drejtësi, ndërsa ka inkurajuar SPAK dhe BKH që të çojnë përpara luftën kundër korrupsionin.

Po ashtu, sipas informacioneve në të njëjtën linjë me zonjë Kim, dje ka qenë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigji Soreca, i cili gjatë takimit të zhvilluar online ka dhënë garanci se Brukseli mbështet fuqishëm reformën në drejtësi dhe organet e reja të dala prej saj. Nga ana tjetër detaje rreth takimit të djeshëm me ndërkombëtarët ka dhënë edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në rrjetet sociale. “Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim online me shefen e ONM, Genoveva Ruiz Calavera, ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e BE, Luigi Soreca, ekipin e Komisionit Europian dhe me përfaqësueset e misioneve EURALIUS dhe OPDAT në Shqipëri.

Në këtë takim të rëndësishëm ndamë me partnerët tanë të ngushtë konkluzionet e analizës së detajuar mbi arritjet dhe problematikat e zbatimit të reformës në drejtësi dhe një plan konkret veprimi për të ecur përpara me rezultatet e pritshme. Në kuadër të mbështetjes teknike dhe buxhetore të Komisionit Europian për zbatimin e reformës, diskutuam bashkërisht mbi mënyrën më të mirë për të rritur eficencën e saj.

Dua të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë të Komisionin Europian dhe bashkëpunimin e çmuar me delegacionin e BE në Shqipëri dhe ambasadën e SHBA, në këtë moment kaq të rëndësishëm të historisë së drejtësisë shqiptare”, deklaroi Gjonaj.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Sot aktori korçar Marko Bitraku do të  festonte 75 vjetorin e lindjes

Sot aktori korçar Marko Bitraku do të festonte 75 vjetorin e lindjes

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In