• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse sot komisioni për shkarkimin e Ilir Metës ishte qesharak?!

14/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pse sot komisioni për shkarkimin e Ilir Metës ishte qesharak?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I mbledhur vetëm pas tre muajsh, komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, në 45 minuta mbledhje, nuk u mor me gjë tjetër përveçse me leximin (20 minuta) të rreth 40 titujve dokumente të administruara dhe caktimin më pas të relatorëve, për të cilët ai që drejtonte mbledhjen, Ulsi Manja, nuk ishte në dijeni se ishin caktuar këtu e tre muaj më parë.

Mazhoranca vendosi t’i japë fund komisionit duke e mbyllur procesin e marrjes së provave për hetimin ndaj presidentit, dhe do ta kaloj për votim para 30 korrikut. Ky ishte i vetmi “produkt” i mbledhjes.

Ulsi Manja “u angazhua” gjatë gjithë mbledhjes për të plotësuar kërkesën e një prej anëtarëve të komisionit nëse raporti përfundimtar për Ilir Metën duhej të kishte nga dy relatorë për secilin kah politik apo me nga një siç ishte rënë dakord këtu e do muaj.

Pasi u ra dakord se kush është relator, debati i dytë u fokusua se kur duhet të miratohej raporti.

Ulsi Manja kërkoi që raporti (ndofta me dy qëndrime) duhet të kalojë sa më shpejt, mundësisht para të premtes, ndërsa të hënën, ata t’i jepnin “vulën” përmes diskutimit në komision të Ligjeve.

Edhe në këtë rast i vetmi “shqetësim” i komisionit ishte nëse relatorët do të mund ta mbaronin raportin deri të premten, a do mund ta lexonin anëtarët e tjerë të komisionit në fundjave, për të dalë pastaj “faqebardhë” të hënën me një qëndrim ose dy.

I vetmi lajm që ishte, doli nga Bashkim Fino, ku ndër radhë gjatë diskutimit për procedurë tha se raporti mund të miratohej, por edhe mund të rrëzohej.

Pra, pas tre muajsh nga mbledhja e fundit, në më pak se një orë diskutim, (për një çështje që kanë më shumë se një vit që flasin), anëtarët e komisionit radhitën vetëm tituj dokumentesh (përfshirë edhe raportin e fundit të Komisionit të Venecias) morën e dhanë me njëri- tjetrin se kush do jenë relatorët dhe në fund dolën më të paqartë nëse për “produktin” do të mblidheshin që të premten apo të hënën do e thoshin fjalën e fundit. Kaq.(SI)

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Sot aktori korçar Marko Bitraku do të  festonte 75 vjetorin e lindjes

Sot aktori korçar Marko Bitraku do të festonte 75 vjetorin e lindjes

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In