• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zëri i Amerikës: Intervistimi i presidentit Thaçi vazhdon të martën

13/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Zëri i Amerikës: Intervistimi i presidentit Thaçi vazhdon të martën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili hyri rreth orës 13 në Prokurorinë e Posaçme në Hagë që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë, doli prej andej pas gjashtë orësh.

Ai tha shkurt se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar “shkëmbimet mbi teknikalitetet ndërmjet prokurorit dhe avokatit të tij mbrojtës dhe kjo do të vazhdojë nesër.

Më 24 qershor kjo prokurori publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Më herët, para se të hynte në ndërtesën e prokurorisë ai tha se ndodhet në Hagë për të respektuar “atë që kam ëndërruar dhe kam luftuar – Kosovën e pavarur, të bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri shumetnike dhe sundim të ligjit. Jam i gatshëm të përballem me këtë sfidë të re dhe të dal i suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin tim dhe shtetin tim”, tha presidenti Thaçi.

Ai ritheksoi se askush nuk mund ta rishkruajë historinë, ndërsa nënvizoi besimin e tij “në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Unë besoj në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është histori suksesi, gjë për të cilën jam shumë krenar. E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti Thaçi.

Publikimi i akuzave muajin e kaluar nxiti reagime në shkallë të gjerë dhe kritika ndaj prokurorisë, veprimi i së cilës u cilësua nga vëzhgues në Kosovë si politikisht i motivuar.

Njoftimi për akuzat bëri që të anulohet edhe një takim Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë që pritej të mbahej më 27 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Richard Grenell.

Gjykata e Posaçme, që vepron në bazë të ligjeve të Kosovës e që njihet me emrin “Dhomat e Specializuara”, e ka selinë në Hagë. Ngritja e saj u miratua në gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet rreth pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen në krime të disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë viteve të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Hetimet, sikurse edhe ngritja e gjykatës, janë shoqëruar me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.

Një vit më parë në prokurorinë e posaçme u thirr edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme./ VOA

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Sot aktori korçar Marko Bitraku do të  festonte 75 vjetorin e lindjes

Sot aktori korçar Marko Bitraku do të festonte 75 vjetorin e lindjes

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In