• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Virusi ende në shifra të larta, Tritan Kalo kritika kolegëve: Mos u bëni gjithologë, ndalni deklaratat e ethshme për pushtet

09/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Virusi ende në shifra të larta, Tritan Kalo kritika kolegëve: Mos u bëni gjithologë, ndalni deklaratat e ethshme për pushtet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bilanci i shifrave të koronavirusit vijon të jetë i rënduar, pasi dhe ditën e djeshme janë shënuar një numër i lartë të prekurish me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, dy pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 83 numrin total të viktimave, ndërsa janë regjistruar 68 raste të reja.

“Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Sipas MSH, situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.

“Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”, sqaron ministria. Sipas njoftimit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. “Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura, pasi në Spitalin Infektiv janë shtruar edhe të rinj. Ndërsa bizneset duhet të respektojnë protokollet.

Situata serioze në Spitalin Infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër. Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët”, ka deklaruar ministria.

Reagon ashpër Kalo

Mjeku Tritan Kalo ka reaguar dje ashpër ndaj kolegëve të tij, të cilët i cilëson si gjithologë. Sipas Kalos ata e kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjellë tollovi në jetët e qytetarëve që janë trazuar muajt e fundit. Përmes një statusi në facebook, Kalo shkruan se nëse nuk e kemi zgjidhjen për atë çfarë po ndodh me COVID-19, së paku mllefet politike të mos zbrazen në kurrizin e atyre që rrezikojnë jetën për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve me këtë virus.

“Kohë kovidiane, oportunistët, gjithologët dëmtojnë jo vetëm imazhin e tyre, por ata/ato sjellin jo pak tollovi edhe në jetën tonë, tashmë jo pak të trazuar këto muajt e fundit. Keqardhje për disa kolegë, që në këto ditë të një “flamë botërore” të Sars-Cov2/Covid-19, të verbuar nga ethet për pusht-shtet janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm edhe nga “Betimi i Hipokratit”, i busullës orientuese të jetës profesionale të çdo mantelbardhi.

Nëse profesionalisht apo fizikisht nuk e keni mundësinë e kontributit për zgjidhjen sa më racionale të këtij ekuacioni Sars-Cov-2/Covid-19 me shumë të panjohura, më së paku mllefet tuaja politike ose ato të mos plotësimit të karrierës suaj të dëshiruar socio-profesionale mos i zbrazni në kurrizin tonë, në kurrizin e atyre, që rrezikojnë për çdo sekondë jetën e tyre për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë””, ka shkruar Kalo.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In