• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbulohet dokumenti: Shqiptarëve i’u a “futi” OBSH-ja që BE nuk rihapi kufijtë

09/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Zbulohet dokumenti: Shqiptarëve i’u a “futi” OBSH-ja që BE nuk rihapi kufijtë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një listë e përditësuar për heqjen e kufizimeve të udhëtimit drejt BE-së e vendeve të ashtuquajtura të treta me BE-në do të miratohet në 14 korrik. Burime zyrtare diplomatike i thanë Televizionit Publik që procedura është sërish në shqyrtim në mënyrë që të hyjë në fuqi me 15 korrik.

Edhe pse ishte propozuar nga Komisioni Europian që të ishte pjesë e heqjes së këtij kufizimi të rrjedhur nga Covid 19 me motivacionin se ishte pjesë e vendeve nga rajoni ku situata kishte qenë e njëjtë dhe në disa raste më e mirë se në BE, Shqipëria nuk u bë pjesë e listës së parë.

Televizioni publik pyeti Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një listë të dalë nga një njoftim i kësaj organizate në mes të valës së diskutimeve në BE, paralelisht me shërbimin epidemiologjik europian, mbi të cilin duhej të merrej vendimi.

Edhe pse deklarata kishte lidhje me shëndetin dixhital, një asterix i bënte 11 vende, mes të cilave edhe Suedia, veçanërisht të rrezikshme për përhapjen e virusit që në temperatura të nxehta do të duhej të ishte dobësuar sipas deklarimeve të dimrit.

Pikërisht mbi një deklaratë për shëndetin dixhital, Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga kjo listë lehtësimi, të propozuar nga vetë administrata europiane.

Shefi i shërbimit shëndetësor suedez duke komentuar aktin që u bë publik vetëm pas vërejtjes së tij, e cilësoi se OBSh nuk ishte konsultuar me Suedinë kur kishte shpallur këtë situatë.

Katër pyetjeve të televizionit publik, OBSH iu përgjigj mbi një argument të vetëm, atë të raportimit të rasteve nga autoritetet vendase.

1. Cilët faktorë e argumentojnë futjen e Shqipërisë në këtë listë rrezikshmërie të lartë të OBSH-së?

Sa i përket deklaratës për shtyp nga Dr Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën më 25 qershor 2020, 30 vendet dhe territoret ishin ato që patën një rritje të përqindjes së rritjes së gjithsej çështjeve në javën 24 krahasuar me totalin e rasteve në Java 25. Rastet e raportuara të OBSH janë në dispozicion në panelin tonë. Bazuar në tendencat e vëzhguara në qershor, 11 vende / territore u identifikuan se kishin një ringjallje të konsiderueshme.

2. Referuar dhe interpretimit të epidemiologjisë suedeze se nuk janë konsultuar nga OBSH kur janë futur në një listë të tilllë, a e dinë autoritetet shqiptare që ju e keni futur Shqipërinë në një listë të tillë, pikërisht pasi Komisioni europian rekomandoi heqjen e ndalimit të udhëtimit sipas konstatimeve të shërbimit të vet europian se situata në Ballkan është e njëjtë ose edhe më e mirë se në Europë?

Shqipëria ka pasur një prirje të përgjithshme në rritje në rastet e raportuara rishtas siç tregohet në panelin e WHO / Europë. Edhe me luhatje të vetme ditore, tendenca e përgjithshme është një rritje. Ne kemi përdorur të njëjtin kriter vazhdimisht në të gjithë vendet.

3. E keni marrë ju në konsideratë faktin që rritja e testimeve, ka sjellë rritje të konstatimeve, e për rrjedhojë situata nuk ka përkeqësim, po konstatim më të madh?

Testimi i rritur gjatë muajit qershor mund të jetë një shpjegim i kësaj rritje të rasteve të raportuara. Incidenca e përgjithshme në Shqipëri mbetet e lartë. Situata po evoluon përgjithmonë, duke ndryshuar në baza ditore dhe javore. Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën, por për informacionet më të azhurnuara ju lutemi referojuni panelit tonë.

4. A jeni ju në dijeni se lista të tilla të pambështetura në informacion të argumentuar e bëjnë më të rëndë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut dhe rritin mundësinë e interepretimeve e abuzimeve të mëtejshme mbi kufizimet që kanë lindur në një situatë të tillë?

OBSH mbledh informacione rreth rasteve të konfirmuara dhe vdekjeve për shkak të COVID-19 siç na është raportuar direkt nga Shtetet Anëtare. Kjo bazohet në të dhënat siç raportohet në OBSH nga Shtetet Palë sipas Rregullores.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Sot aktori korçar Marko Bitraku do të  festonte 75 vjetorin e lindjes

Sot aktori korçar Marko Bitraku do të festonte 75 vjetorin e lindjes

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In