• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Covid, pse dorëzohemi tani që armiku është i dukshëm?!

06/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Covid, pse dorëzohemi tani që armiku është i dukshëm?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa ishte “armik i padukshëm” arritëm të mbrohemi nga koronavirusi. Të dhënat e epidemisë në Shqipëri deri në fund të majit ishin ndër më të mirat në botë, të dhënat e shpërndarjes, më të ulëtat në Europë.

Problemet filluan më vonë, kur armiku u bë i dukshëm, dhe pikërisht tani që e kemi përballë nesh dhe e hasim përditë, jemi të pafuqishëm. Sepse armiku tani është kolegu ynë që futet në zyrë pa vendosur maskën, lëviz nëpër korridore dhe ulet krah nesh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Armiku është i afërmi që takojmë në rrugë dhe pretendon të na përqafojë e të na puthë, ndryshe ofendohet, ose mendon se ofendohemi ne.

Armiku është miku që takojmë në rrugë dhe na shtrëngon dorën fort si provë e miqësisë. Armiku janë pronarët e bareve dhe restoranteve që i lënë tavolinat njëra ngjitur me tjetrën dhe lejojnë që njerëzit të ulen në grupe pa respektuar asnjë distancë. Armiku janë ata të rinj të ulur në bar në grupe, pa maskë, dhe që i flasin në fytyrë njëri-tjetrit duke u ndjerë të pavdekshëm.

Armiqtë janë tregtarët që lejojnë të futen në dyqanet e tyre pa vendosur maskën, sepse atyre, në këtë moment, iu intereson vetëm të shesin, ndërsa neve vetëm të blejmë, edhe me kusht jetën.

Armiqtë janë politikanët që thonë se koronavirusi nuk ekziston sepse është një shpikje e qeverisë, dhe pastaj thonë jo, është një katastrofë, dhe pastaj thonë prapë se Covid nuk ekziston ndërsa të tjerë thonë që ekziston, por që e prisnin këtë valë të dytë. Madje jo, nuk e prisnim, vëreni maskën edhe brenda, jo maska nuk duhet, madje vendoseni edhe jashtë, qëndroni afër, qëndroni larg, lahuni, qëndroni në shtëpi, ose më mirë dilni… dhe në këtë mënyrë njerëzit nuk kuptojnë dhe nuk i besojnë më asgjëje.

Armiqtë janë gjithë të tjerët, ata që nuk respektojnë asnjë rregull, sepse të mbash maskën sa herë je në mes të njerëzve (tashmë është e qartë se nuk ka asnjë ndryshim kur je jashtë apo brenda) duket si një turp. Dhe besojnë se të mos përqafohesh në rrugë apo të mos japësh dorën të gjithëve nuk është edukatë e mirë dhe të dizinfektohesh është një provë dobësie.

Armiku në fund të fundit jemi edhe ne vetë, nëse duke përdorur maskën (të vetëm në mes të të gjithëve) ndjehemi budallenj e të dobët dhe kështu zgjedhim ta heqim në vend që të inatosemi me të tjerët që nuk e mbajnë. Dhe ne, njësoj si të tjerët, vendosim të mos dizinfektojmë duart, sepse besojmë që virusi nuk na prek ne. Të gjithë viktimë e budallallëkut ose e egoizmit të pa masë.

Jo, nuk kuptohet se si është e mundur që pikërisht tani që armiku është më në fund i dukshëm nuk arrijmë ta mposhtim, edhe pse për ta fituar këtë betejë nuk duhen as armë dhe as masa te jashtëzakonshme: mjafton vetem të transmetojmë pak kulturë, edukatë dhe sidomos modesti. Dhe pastaj e kuptojme! Armiku i vërtetë i padukshëm për t’u mundur, mbetet injoranca.(c.b.)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Sot aktori korçar Marko Bitraku do të  festonte 75 vjetorin e lindjes

Sot aktori korçar Marko Bitraku do të festonte 75 vjetorin e lindjes

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In