• Kontakt
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Luftë e fortë mes politikës dhe amerikanëve për Kushtetuesen, Meta takon Ruçin për të gjetur akordin final, Kim-Soreca ultimatum Tushës të jetë e pavarur

01/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Luftë e fortë mes politikës dhe amerikanëve për Kushtetuesen, Meta takon Ruçin për të gjetur akordin final, Kim-Soreca ultimatum Tushës të jetë e pavarur
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese duket se është kthyer në një objekt të fortë lufte mes politikës dhe ndërkombëtarëve. Reforma në drejtësi prej 4 vitesh vetëm është sulmuar dhe anatemuar, ndërsa të shumtë janë ata që nuk e duan. Ajo që e ka thënë hapur këtë gjë ka qenë ambasadorja amerikane Yuri Kim, ku ka folur dhe për një pakt të fshehtë politik për të hedhur në erë drejtësinë.

Ajo që bie në sy është se pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias, raportet Mazhorancë-Presidencë kanë ndryshuar shumë. Ujërat janë qetësuar dhe po shkohet drejt një konsensusi për emrat e rinj në Kushtetuese. Kim përmes një editoriali lëshoi një sërë paralajmërimesh, ndërsa dje u duk qartë se tashmë lufta është ndezur.

Meta pret Ruçin

Ashtu siç e paralajmëroi javën që lamë pas, dje presidenti Ilir Meta ka pasur një takim me kryeparlamentarin Ruçi, për të negociuar mbi emërimet e reja në Kushtetuese. Pra sinjalet janë se presidenti po lobon fort për të gjetur akordin final me mazhorancën që të mbyllen emërimet në Kushtetuese sipas interesave të secilës palë. Duhet theksuar se Meta ka dy vakanca që duhet të plotësojë, ndërsa Kuvendi një.

“Presidenti Meta theksoi se pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, është tejet e rëndësishme që rekomandimet e Komisionit të vihen menjëherë në zbatim. Duke ripërsëritur domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve me qëllim ripërtëritjen dhe bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Presidenti Meta shprehu gatishmërinë e Tij të plotë për të nisur menjëherë punën për një interpretim unik të rekomandimeve dhe bashkërendimin për zbatimin kushtetues dhe ligjor të tyre.

Presidenti Meta theksoi edhe njëherë se, ky proces tashmë është nën monitorimin jo vetëm të Komisionit të Venecias, por edhe të Bashkimit Europian, Bundestagut gjerman, Parlamentit holandez, danez, etj, vlerësimi i të cilëve do të jetë kyç për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian”, njoftuan Presidenca dhe Kuvendi pas takimit.

Më tej u bë me dije se kryetari Ruçi duke mirëpritur ftesën e Presidentit Meta për këtë takim dhe bashkëndarë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura. “Presidenti Meta dhe Kryetari Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre”, mbyllet deklarata.

Kim dhe Soreca në lëvizje

Por teksa Meta dhe Ruçi ishin duke biseduar në Presidencë për skemën e re të emërimeve, pranë tyre po zhvillohej një takim akoma dhe më i rëndësishëm. Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca i shkuan në zyrë Vitore Tushës, kryetare tani e KED dhe anëtare e Kushtetueses. Takimi ka pasur fokus pikërisht opinionin e Venecias dhe emërimet reja, ku Tushës si drejtuese e KED i është kërkuar që të veprojë me paanësi dhe me kujdes me listat e reja. Soreca e Kim në deklaratat që dhanë u shprehën se KED duhet të jetë e pavarur dhe emrat e rinj në Kushtetuese duhet të jenë persona me integritet.

“Së bashku me Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, u takova sot me znj. Vitore Tusha, në funksionin e saj si Kryetare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Një Gjykatë Kushtetuese (GjK) funksionale është kusht kyç për bisedimet e pranimit në BE, si dhe për demokraci dhe stabilitet në Shqipëri. Roli i KED për ta vënë me shpejtësi në lëvizje procesin është thelbësor. Presim vlerësim të shpejtë dhe renditjen e kandidatëve për tre vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Opinioni i Komisionit të Venecias është mundësi për t’u dakordësuar se si të përparohet për të siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, që është i vetmi institucion që mund të interpretojë Kushtetutën dhe vendosë për konfliktet kushtetuese”, tha ambasadori Luigi Soreca. Pra duket qartë se tashmë beteja ka nisur. Politika nga njëra anë kërkon ta përdorë reformën sipas interesave të saj, ndërsa nga krahu tjetër ndërkombëtarët po luftojnë që të mos lejojnë asnjë devijim të saj./ KLITI TOPALLI

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit  mjeshtri  Aristotel Stefani.

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit mjeshtri Aristotel Stefani.

14/01/2026
12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

14/01/2026
Shkodrani Gjon Karma, aktori i madh i roleve të vogla, krijuesi i arkivit të Teatrit Kombëtar…sot ka ditëlindjen

Në kujtim të Gjon Karmës, aktorit të madh shkodran i pa arritshëm si mjeshtër në rolet e karaktereve

14/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In