• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta shpall veten “President të drejtësisë”, shkresa me detyra institucioneve për emërimet në Kushtetuese, hidhet në erë pavarësia e gjyqësorit

29/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Shtatëmbëdhjetë hijet e Ilir Metës

Presidenti, Ilir Meta, i ulur ne gjunje perpara popullit duke bere shenjen e shqiponjes dy-krenare me duar ne manifestimin e thirrur prej tij ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", kunder qeverise ne pushtet, ku paralajmeroi se pas 15 marsit, kur te miratohet reforma zgjedhore, do te firmose dekretin per shperndarjen e parlamentit, qe sipas tij eshte ilegjitim. Presidenti Meta, nje ish aleat i koalicionit te Kryeministrit Edi Rama, ka akuzuar kete te fundit per shkelje te kushtetutes dhe perpjekje per te uzurpuar kompetencat e presidentit me qellim kontrollin e emerimeve te gjyqtareve ne gjykaten kushtetuese. /r/n/r/nPresident, Ilir Meta, kneels in front of people making double-headed eagle sign with hands at an anti-government rally called by him, wherein he announced that after March 15, when the electoral reform is approved, he will sign a decree to dissolve parliament, which is illegitimate, according to him. President Meta, a former coalition ally of Prime Minister Edi Rama has accused the latter of breaching the constitution and trying to usurp the competences of the president with the aim to take control of the appointments of judges in the constitutional court.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta duket se e ka harruar se nuk është më kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për shkak se ishte kthyer në një institucion qokash, që më shumë nxiste skandalet sesa i luftonte, reforma në drejtësi e mbylli këtë institucion që drejtohej nga presidentët.

Por presidenti kujton se ka ende në dorë sistemin gjyqësor, pasi së fundmi ka marrë rolin e negociatorit për të futur në shina Gjykatën Kushtetuese. Ndonëse ambasadorja amerikane ja bëri të qartë se duhet të mbajë duart larg gjykatës, presidenti ka hedhur një hap tjetër drejt vrasjes së pavarësisë së drejtësisë.

Ashtu sikundër e paralajmëroi në konferencë shtypi, Meta ka nisur t’u dërgojë të gjitha institucioneve variantin e përkthyer të raportit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Presidenca ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionin në shqip, ndërsa mësohet se ky draft ka nisur të shpërndahet në institucionet e tjera. Por skandali nuk qëndron me kaq, pasi në ditët në vijim raporti do të pasohet me shkresa.

Meta ka hartuar nga një listë me detyra për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Gjykatën e Lartë dhe për Kuvendin. Sipas informacioneve, këtë javë këto shkresa do i dërgohen institucioneve me qëllim që të zbatojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Diçka e tillë u paralajmërua dhe nga Meta në konferencën për shtyp të premten.

“Do ja u dërgoj të gjithëve se çfarë detyrash i bie të ketë Parlamenti, çfarë detyrash do ketë KED, KLGJ, apo Gjykata e Lartë”, tha Meta. Me këtë lëvizje duket se i jepet një goditje e fortë pavarësisë së drejtësisë. Një ndër qëllimet e reformës në drejtësi ishte pikërisht që të hiqej dora e politikës dhe të kufizohej roli i presidentit. Më përpara presidenti ishte kryetar i KLD dhe ai emëronte e shkarkonte këdo gjyqtar që të donte.

Po ashtu për çdo prokuror që emërohej, shkarkohej dhe transferohej vendoste po presidenti pas propozimit të kryeprokurorit. Me ligjet e reja Meta ka rol vetëm në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë, por rol minimal. Në Kushtetuese zgjedh 3 emra, ndërsa dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë. Por në momentin që presidenti u jep detyra institucioneve të drejtësisë, duket se kjo është një goditje madhe për reformën.

Presionet e Metës

Gazeta e ka thënë disa herë se Meta po shkel hapur pavarësinë e drejtësisë. Sulmet e tij ndaj KED janë një tregues, ndërsa duket se pre e presioneve të tij ka rënë dhe KLGJ, ku fillimisht i kërkonte llogari për Gjykatën e Lartë, ndërsa më pas dhe për shkarkimin e Dvoranit. Në korrik të 2019, përmes një letre Meta i kërkonte KLGJ sqarime mbi procedurat për funksionimin e Gjykatës së Lartë.

Ndryshe nga KED, në rastin e Gjykatës së Lartë, Meta është vetëm firmëtar. Emrat i zgjedh KLGJ dhe Meta thjesht i dekreton, siç bën me ministrat apo ambasadorët. Pra nuk ka asnjë rol në këtë mes dhe letra drejtuar KLGJ ka qenë padyshim shkelje pavarësie. Në javët e fundit kemi dy raste të tjera. E para është kërkesa për shkarkimin e Dvoranit.

Tjetër rast kemi shkresa për Kodin Penal, ku Meta kërkonte sqarime mbi masat ndërgjegjësuese. Pra kemi shkelje flagrante të pavarësisë së gjyqësorit. Nuk ka mbetur pas as organi më i rëndësishëm i reformës në drejtësi, Prokuroria Speciale. Meta ka paditur Ardian Dvoranin, ministren e Drejtësisë dhe disa funksionarë të tjerë dhe në shumë intervista e deklarata publike e ka shantazhuar këtë institucion duke kërkuar që të ndëshkojë emrat në fjalë, madje ka arritur deri aty sa ka thënë se nëse nuk ndëshkohen atëherë SPAK ka rënë, pra një shantazh i pastër./ Kliti Topalli

Share224Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In