• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tallja e të “rreshkiturit profesor” Artan Fuga është vërtet larg çdo mendje normale: “Eksitohet” nga video e fshehtë me Musa Ulqinin! Mori në gojë të gjithë koqen e karameles

28/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Tallja e të “rreshkiturit profesor” Artan Fuga është vërtet larg çdo mendje normale: “Eksitohet” nga video e fshehtë me Musa Ulqinin! Mori në gojë të gjithë koqen e karameles
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme dy persona ishin përpjekur të vendosnin në lojë deputetin Musa Ulqini, të cilit pasi i ishin prezantuar si mjekë infeksionistë, i kishin kërkuar që t’i bënin tamponin pasi ishte një urdhër që duhet ta bënin të gjithë deputetët e Kuvendit.

Ligjvënësi, duke u nisur nga fakti se kërkesa presupozohej se vinte nga dy mjekë që prezantoheshin në emër të Institutit të Shëndetit Publik, pranoi që të kryente tamponin e presupozuar.

Edhe pse nisi si një tallje që ndodhte rëndom vite më përpara kur shumë njerëz kryenin telefonata anonime, në fund ata e cilësuan si një kamer të fshehtë e cila u shpërnda edhe nga ish kryeministri Sali Berisha si të kishte zbuluar ndonjë skandal të madh.

Edhe pse një video që krahas të tjerave, kishte probleme jo vetëm me shkeljen e privatësisë, abuzimin mediatik, apo fyerjen e personave me aftësi të kufizuara, shumë personazhe u lumturuan pa masë.

Por mesa duket, kjo lojë ka “eksituar” më shumë akademikun Artan Fuga i cili del në disa përfundime të tjera të cilat vetëm mendja e tij gjeniale mund t’i kapë.

Pavarësisht lojëve të fjalëve, ai sulmon hapur Ulqinin duke heroizuar dy personazhet, talljen e të cilëve e cilëson si ndonjë prodhim hollivudian.

Lavdi marrëzisë !
——————–

Për të mirën e Partisë, me urdhërin e bosit, fus në gojë lëpirësen që ma japin njerëz të panjohur në rrugë!

Prova se kemi Kuvendin më të keq në historinë e Shqipërisë të qindra viteve!

Më kanë bombarduar në të gjitha platformat që komunikoj duke më dërguar pafund një “kamera të fshehtë”, mjeshtrore të prodhuar nga ekipi i të talentuarit të madh Ismet Drishti, ku një deputet tërhiqet në emër të urdhërit të shefit të vet partiak në një cep rruge te Komuna e Parisit, dhe për të bërë gjoja testin e Covidit19, merr në gojë dhe e llokoçit atje një lëpirëse!

Unë mendoj se kjo nuk është një çështje personale që ka të bëjë me personin në fjalë që e mori në gojë topin e karameles, ai është në njohjen time një njeri që në jetën private është human, i njerzishëm, nuk bën kurrë keq, me nivel inteligjence jo më të ulët se mesatarja e kombit, pra është njeri si të gjithë ne.

Por, çfarë ka një deputet si ai dhe shumë të tjerë që mesatarja e kombit nuk e ka, çfarë ai nuk ka si ne, dhe ne si ai?

Por më parë, them edhe që disa media këtë po e trajtojnë si kamera të fshehtë, por ajo është në gjykimin tim në fakt një test psikologjik gjigand, një eksperiment matës i shkëlqyer, një studim piskosocial i padiskutueshëm që realizon ekipi, për të matur :

– shkallën e bindjes të verbër të deputetit ndaj urdhërit idiot të bosit të vet në Kuvend a në parti (që në fakt ishte artificial)
– shkallën e infantilitetit ku bie deputeti pikërisht për të mos bërë dysh urdhërin e partisë dhe të bosit të vet qoftë edhe duke u poshtëruar në një cep rruge për të marrë në gojë lëpirësen si test nëse ka shije apo jo
– shkallën e automatizmit të verbër të deputetit që i bindet jo vetëm hierarkisë së vet, por edhe të të panjohurve që e marrin në telefon në emër të partisë për të kryer veprime absurde dhe qesharake në emër të partisë që as një fëmijë nuk do t’i bënte.
– shkallën e gatishmërisë të shkeljes të të gjitha rregullave dhe humbjen e çdo sensi kritik për të rrezistuar ndaj veprimeve që infektojnë të aktorëve në emër të partisë, pra shkeljen e të gjitha normave juridike dhe administrative të pandemisë në emër të partisë.

Të gjithë mund të biem viktima të kamerave të fshehta. Te gjithë jashtë syrit publik kryejmë veprime sikurse quhen “familjariteti”, të gjithë kemi anën tonë budallaqe, qesharake, infantile. Pa përjashtim. Pra si njeri privat nuk gjykohet keq deputeti.

Mirëpo, sikurse e thashë, kjo nuk ishte një kamera e fshehtë, ky ishte një test psikologjik i organizuar mirëfilltazi në studio, i adresuar personalisht te një deputet, që analizon me një inteligjencë të pashoqe filozofinë politike që na sundon.

Aty kupton më në fund se përse kur i sheh si votojnë a diskutojnë nëpër komisione dhe në seanca plenare shumë e shumë deputetë militantë, pyet më kot : Ore a kanë logjikë këta? A mendojnë? Mos janë çmendur vallë? Si u çmendën të gjithë njëherësh? Mos jam unë budalla dhe nuk është ky deputeti, apo kjo deputete që flet budallalliqe që as një injorant nuk i thotë?

Si është e mundur sepse ky deputeti mund të jetë doktor shkencash, ajo deputetja është edhe profesore, e megjithatë sapo hyjnë në Kuvend, budallallepsen, çmenden, flasin dokrra, që as një fëmijë pesëvjeçar nuk i bën?

Ismet Drishti na e dha shpjegimin me art. Bindja e verbër është shkaku, bindja e verbër ndaj partisë, bindja e verbër ndaj shefit dhe të dërguarve të tij. Ajo i çmend, i budallalleps shumë e shumë prej deputetëve, zyrtarëve, militantëve të partisë në pushtet, por jo vetëm!

Ajo që unë kam thënë, por jo aq mirë sa Ismet Drishti, arsyeja normale dhe politika militante jo rrallë janë në kundërshtim me njera tjetrën

Tani kupton se përse testi i maturës ishte një monument budallalliqesh pafund, kupton se çfarë tmerri është kur ligjet për arsimin, kulturën, akademinë e shkencave, për rininë i bëjnë këta deputetë militantë, se përse i biet Teatrit me eskavator kur ende ka frymorë brenda ndërtesës, se përse vaditet me lëndë kimike protestuesi në bulevard, dhe çfarë gabimi i madh është që atyre t’u mbushësh mendjen me argumenta racionalë se e kanë gabim.

Pavarësisht se në jetën private janë normale si ty dhe si ai tjetri.

Interesi politik, komforti politik personal, konformizmi, interesi për të përfituar si deputet a zyrtar u ka skalitur bindjen e verbër, dhe bindja e verbër të heq arsyen edhe më minimale.

E për pasojë e ha koqen e karameles në gojë, e mban atë në gojë ose ku të jetë aq sa të urdhërojnë për t’iu përgjigjur pastaj pyetjes : E si t’u duket, e ndjeve apo jo?

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In