• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, Zëri i Amerikës shkruan për situatën: Ja çfarë ka ndodhur në 3 javët e fundit

28/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
COVID-19 në Shqipëri, Zëri i Amerikës shkruan për situatën: Ja çfarë ka ndodhur në 3 javët e fundit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, vetëm në tre javët e fundit rastet e reja me Koronavirus, janë thuajse në nivele të njejta me ato të rregjistruara përgjatë 3 muajve të parë që nga fillimi i epidemisë. Deri më sot numërohen 1139 raste, ndërkohë që nga 9 marsi deri më 9 qershor ishin 1263 të tilla.

Ritmet e larta të rasteve nuk po dëshmojnë as një tendencë rënëse. Vetëm 24 orët e fundit u regjistruan 72 të prekur të rinj, në 14 qytete të ndryshme: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.

Në të gjithë vendin janë aktualisht 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Me ritme shqetësuese, po shtohen dhe viktimat. Për tre ditë me radhë, janë shënuar 6 vdekje. Në 24 orët e fundit autoritetet njoftuan se kanë humbur jetën në spital një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të cilët vuanin dhe nga sëmundje të tjera. Në 17 ditët e fundit janë rregjistruar 21 viktima, ndërsa në total janë 55 persona të cilët janë ndarë nga jeta.

Në Shërbimin Infektiv, vijojnë të rriten të shtruarit, e veçanërisht ata në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave të mesditës së sotme, në 24 orët e fundit nga 77 pacientë, 15 janë në terapi intensive dhe 2 të tjerë të intubuar.

Rastet me koronavirus, janë përhapur thuajse në të gjithë vendin, dhe të infektuarit po vërehen në ndërmarrje private dhe institucione publike. Ministria e Shëndetësisë vijon të përsërisë thirrjet drejtuar qytetarëve për zbatimin e rregullave të sigurisë. “E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njerëzve tuaj të dashur. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve”, u shpreh sot Rovena Daja e Institutit të Shëndetit Publik./VOA

Share200Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In