• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çështja ÇEZ, reagon ashpër Romeo Kara: “Jo rastesisht e kthyen “mjeshtrin” në drejtim të puneve të PD-se..”

24/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Avokati Romeo Kara: 10 ditë pas dëshmisë në Komisionin Hetimor për “CEZ” m’u aksidentuan gruaja me vajzën! Do kallëzoj gjyqtarin që mbylli dosjen!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës për të mos nisur hetimin për çështjen e CEZ. ”Ja pra qe serish gjykata nuk e pa të arsyeshme, qe çështja CEZ të shkojë në gjykatë. Gjithsesi asnjë prokurori apo gjykate nuk mund të thotë se: procesi i privatizimit te OSSH-se ishte i rregullt, se nuk pati dem ekonomik dhe se nuk u favorizua CEZ-i.”, shkruan juristi Kara në reagimin e tij.

Statusi i juristit në Facebook

Jo rastesisht e kthyen “mjeshtrin” në drejtim të puneve të PD-se.

Sali Berisha e zoteron PD-në ashtu sic zoteron kepucet e veta, dhe sigurisht qe nuk i braktis bashkekusaret e tij.

Luli eshte thjesht Luli, nje puppet i dale boje i “kryemjeshtrit” Berisha.

Tani mungon qe në krye të PD-se të vije edhe Nuel Kalaj se bashku me Kastriot Ismailajn.

Nuk eshte çudi qe Nuelin t’a kene parapercaktuar si menaxher të të gjithe sistemit energjetik, kur PD t’i hype edhe njehere kalit të pushtetit.

Ja pra qe serish gjykata nuk e pa të arsyeshme, qe çeshtja CEZ të shkoje në gjykate.

Gjithesesi asnje prokurori apo gjykate nuk mund të thote se: procesi i privatizimit te OSSH-se ishte i rregullt, se nuk pati dem ekonomik dhe se nuk u favorizua CEZ-i.

Ky privatizim skandaloz, qe perfundoi në fiasko në janar 2013, kur u debua menaxhmenti CEZ, tentohet të shmanget me pseudoprocedure nga gjykimi kaq i shumepritur prej të gjithe shqiptareve.

Kjo nuk eshte nje perballje e zakonshme, por eshte nje perballje me sistemin.

I gjithe sistemi eshte bere bllok kundra drejtesise qe tenton të godase zullumet e pushtetit dhe ishpushtetit.

Me kete vendim, duhen hequr fare nga Kodi Penal veprat e vjedhjes, korrupsionit, shperdorimit të detyres, shkeljes se barazise neper tendera, influencimit të paligjshem, pastrimit të parave, mashtrimit etj.

Kjo Shqiperi nuk rregullohet pa vene drejtesine në shinat e saj, dhe kjo drejtesi nuk mund të veterregullohet pa u shkundur nga drejtesia direkte e sovranit.

Persa kohe do të vegjetojme në pandergjegjshmerine tone, në inaktivitetin dhe pasivitetin qe tregojme ndaj fateve tona, për aq kohe ne do të shijojme kete drejtesi dhe kete loje “mjeshterash”.

Ne nuk e njohim revolten ndaj padrejtesise qe eshte revolta e revoltave.

Kombet vitale jane provuar dhe rritur pikerisht në valen e ketyre lloj revoltash.

Institucionet e ketij shteti kane rene, ka rene drejtesia, politika, media dhe besimi, se ketu mund të kete drejtesi, progres dhe jete normale.

Drejtesia dhe politika e kane braktisur me kohe kete popull, prandaj ka ardhur koha qe ky popull t’a braktise perfundimisht kete politike dhe kete drejtesi.

Ky popull duhet t’a abandonoje kete drejtesi dhe kete politike.

Ky popull duhet të ringrihet sepse kete ia ka borxh historise, të kaluares, të tashmes, të ardhmes dhe vete Zotit.

Boll fjetet, merrni në dore fatin tuaj!

Kjo eshte zgjidhja e vetme.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In