• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas shkarkimit të Dvoranit me urdhër të Ilir Metës dhe mos shkarkimin e Vitore Tushës, Kuvendi valë kritikash për punën e KLGJ-së! Ultimatum: Të jetë e pavarur dhe të mos ndikohet nga askush

16/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pas shkarkimit të Dvoranit me urdhër të Ilir Metës dhe mos shkarkimin e Vitore Tushës, Kuvendi valë kritikash për punën e KLGJ-së! Ultimatum: Të jetë e pavarur dhe të mos ndikohet nga askush
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi ditën e djeshme me shumicë votash dy projektrezoluta, atë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor gjatë vitit 2019.

Projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2019, u relatua nga deputeti socialist Adnor Shameti, i cili e cilësoi rezolutën si shumë të rëndësishme për vetë ecurinë e përmbylljes së procesit të reformës në drejtësi dhe paraqiti përpara deputetëve gjetjet dhe problematikat e hasura, si dhe sugjerimet për punën në të ardhme të KLGJ-së.

Shameti gjatë relatimit renditi 11 rekomandime për punën e KLGJ për vitin 2020, ku mes tyre renditi: përmbylljen në një kohë sa më të shpejtë të procesit të plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë; përfundimin e procedurave për plotësimin e vakancave në SPAK si dhe disa rekomandime të tjera.

Kritika për KLGJ

Por pavarësisht vlerësimeve që mori nga relatori, për KLGJ pati edhe një valë të madhe kritikash. Deputeti i PS Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij kërkoi që KLGJ si një institucion i pavarur të mos ndikohet nga politika sa i takon vendimeve që do të marrë.

Kjo deklaratë e deputetit socialist vjen pas shkarkimit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë pas kërkesës nga presidenti Ilir Meta. Një tjetër kritikë që Xhafaj kishte në drejtim të këtij institucioni lidhej me transparencën, që sipas tij publiku nuk arrin të marrë informacionet e duhura, duke theksuar se nuk mund të japë vlerësime pozitive për punën që nuk ka bërë ky institucion duke qenë se ka filluar veprimtarinë e tij me vonesë. “Tek projektrezolutat e KLGJ dhe KLP duhet të ndahen mirë disa detyrime.

Së pari janë konstatimet, së dyti vlerësimet që ka Kuvendi, së treti është inkurajimi se për çfarë i nxit Kuvendi këto institucione dhe së katërti është rekomandimi konkret. Çfarë vlerësime mund t’i bëjmë ne KLGJ? Pse ka filluar punën? Ky institucion është me vonesë dhe nuk mund të vlerësohet për atë që nuk ka bërë. Nevoja për përgjegjshmëri dhe objektivitet në procesin e vendimmarrjes është thelbi i punës së tyre. Objektiviteti, pavarësia, përgjegjshmëria në vlerësimet.

Këshillat janë institucione të pavarur dhe nuk duhet të ndikohen nga politika për vendimet që marrin. Ata janë përpara disa sfidave të rëndësishme siç janë plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë e disa të tjera. Ndërsa për transparencë, KLGJ nuk e ka dhe vuan nga transparenca me publikun”, tha Xhafaj. Sipas burimeve nga gazeta propozimet e Xhafajt pritet të vendosen në rezolutë dhe Kuvendi do i kërkojë zyrtarisht KLGJ-së që të jetë institucion i pavarur dhe të mos ndikohet nga askush.

Rekomandimet për KLP

Më pas u shqyrtua projektrezoluta e vlerësimit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2019, që u relatua për komisionin nga deputetja Klotilda Bushka. Më tej ajo bëri të ditur disa nga konstatimet dhe rekomandimet që do t’i lihen KLP në lidhje me veprimtarinë e tij përgjatë vitit 2020.

Ndër rekomandimet Bushka renditi: vijimin me ritme të shpejta të procedurave për përzgjedhjen e prokurorëve të tjerë dhe plotësimin e vakancave në SPAK; përshpejtimin e procedurave për emërimin e drejtuesve të prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi u dhënë fund emërimeve të përkohshme; nxitja për përdorimin në mënyrë efikase të mekanizmave ligjorë për komunikimin publik dhe transparencën; përmbylljen e paketës me aktet nënligjore, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me administrimin e karrierës së prokurorëve në përputhje me meritat profesionale të secilit, etj./ELISJEDA KIKO

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In