• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si do të qarkullohet tani në Europë?! Shtet pas shteti, rregullat që ka vendosur secili për qytetarët jashtë BE-së

16/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Si do të udhëtojmë me avion pas karantinës?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Brukseli i kërkoi qeverive të BE-së që të rinis fluturimet nga dita e sotme, por do të ketë disa kufizime për vendet e Shengenit, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Këtu do të gjeni të gjitha udhëzimet për lejimin e vizitorëve dhe kufizimet në disa prej shteteve.

Austri

Shteti austriak hap kufijtë nga e marta me 31 vende, por vizitorët nga Portugalia, Suedia, Spanja dhe Britania e Madhe, duhet të karantinoret për 2 javë ose të kryejnë testin. Për vendet jashtë BE-së hyrja lejohet vetëm për disa kategori të caktuara, si diplomatët, udhëtarët që e kanë transitin në Austri dhe punonjësit nga organizatat ndërkombëtare, të kujdesit shëndetësorë ose të mallrave.

Belgjika

Kufijtë janë të hapur nga sot pa asnjë kufizim për udhëtarët nga BE-ja dhe nga Britania, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. Vizitorët jashtë Evropës nuk mund ta vizitojnë momentalisht shtetin belg.

Bullgaria

Nga sot deri më 30 qershor, Bullgaria është e hapur për qytetarët e BE-së, britanikët, boshnjakët, serbët dhe malazezët dhe bën përjashtime për grupe të tilla si, punëtorët sezonalë, personeli mjekësor dhe investitorët. Njerëzit që vijnë nga Belgjika, Portugalia, Suedia, Holanda, SHBA dhe çdo vend i tretë përballen me një karantinë 14-ditore. Udhëtarët nga vendet jashtë Evropës ndalohen, me disa përjashtimeve si diplomatët, personeli i transportit dhe specialistët mjekësorë.

Kroacia

Kufijtë janë të hapur për vendet e BE-së, që duan të vizitojnë Kroacinë për pushimet dhe mjafton që të ketë një rezervim hoteli. Qeveria do të marrë të dhënat e turistëve. Ndërsa vizitorët nga jashtë Europe nuk lejohen ende.

Republika Çeke

Nga dita e sotme, shteti Çek ka vendosur të funksionojë me lejimin e fluturimeve sipas një sistemi me ngjyrat e semaforit. Njerëzit nga vendet e sigurta (ngjyrë jeshile) do të mund të hyjnë, ndërsa turistët që i përkasin vendeve me ngjyrë portokalli (rrezik mestar) ose ngjyrë të kuqe do t’u refuzohet hyrja, me disa përjashtime. Udhëtarët jashtë Evropës nuk mund të udhëtojnë ende për në Republikën Çeke.

Danimarka

Kufijtë do të mbeten të mbyllur të paktën deri më 1 shtator, përves vizitorëve nga Gjermania, Norvegjia dhe Islanda.

Estonia

Estonia ka rinisur fluturimet për vendet në BE dhe Shengenin që nga 1 qershori, me kushtin e vetëm që vizitorët të mos kenë shenja të Covid-19. Vizitorët që kanë më shumë se 15 të infektuar për 100.000 banorë në 14 ditët e fundit, duhet që të karantinoret për dy javë pas mbërritjes.

Franca

Shteti francez ka hapur kufijtë europian nga dita e sotme. Udhëtarët nga vendet e BE-së, por edhe nga Monako, Vatikani apo Andorra, nuk do të kenë asnjë kufizim. Ndërsa masa për pasagjerët që vijnë nga Spanja hiqet më 21 qershor. Por ata që vijnë nga Britania duhet që të karantinohen për 14 ditë. Me shtetet e tjera kufijtë pritet të hapen më 1 korrik.

Gjermania

Pas mbylljes së kufijve në mars, Gjermania po nis hapjen e tyre rast pas rasti. Nga e hëna, të nëntë kufijtë e vendit do të hapen përsëri. Për udhëtarët që vijnë nga vendet e Shengenit pritet që të lejohen udhëtimet nga 1 korriku. Ndërkohë, 16 shtetet federale të Gjermanisë janë ata që marrin vendimin nëse do të kërkohet karantinim për të ardhurit.

Greqia

Nga dita e sotme kanë nisur fluturimet nga Rinasi me Greqinë, e cila nga sot ka hapur kufijtë me shumë nga vendet e BE-së. Udhëtarët që vijnë nga Franca, Britania, SHBA-të dhe Belgjika, duhet të kryejnë testin dhe të karantinohen. Për vizitorët e tjerë mund të bëhet testimi i rastësishëm.

Hungaria

Kufijtë nuk janë hapur plotësisht dhe vetëm qytetarët e Austrisë, Republikës Çeke, Gjermanisë, Sllovakisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Kroacisë mund të hyjnë në vend. Vizitorët nuk do të duhet të karantinohen apo të bëjnë testin.

Italia

Që nga 3 qershori Italia ka hapur kufijtë për qytetarët që vijnë nga BE-ja, Britania dhe vendet e Shengenit. Nuk ka masa karantinimi ose për kryerjen e tamponit.

Holanda

Shteti holandez nuk i mbylli kurrë kufijtë me vendet fqinje. Turistët nga vendet e BE-së dhe vendet e Shengenit mund ta vizitojnë Holandën. I vetmi kusht është që turistët duhet që të dëshmojnë se kanë rezervuar për të qëndruar diku.

Portugalia

Ndërsa kufirin me Spanjën do ta mbajë të mbyllur deri më 1 korrik, fluturimet rinisën nga dita e sotme. Portugalia do të ndjekë të njëjtën strategji me hapjen e kufijve me vendet e Shengenit.

Rumania

Për qytetarët nga vendet e BE-së kufijtë janë të hapur, por qeveria kërkon që të vetëizolohen ose do të karantinohen në një qendër qeveritare.

Britania

Britania i ka hapur dyert nga 8 qershori dhe të gjitha ata që hyjnë karantinohen. U matet temperatura në aeroport, japin numër telefoni dhe adresa të vendqëndrimit. Nëse thyejnë karantinën 3200 paund gjobë. Po udhëtarët jashtë BE-së? Anglia nuk po bën dallime.

Spanja

Kufijtë e Spanjës do të qëndrojnë të mbyllur me vendet e BE-së deri më 21 qershori. Nga kjo datë të gjithë ata që hyjnë në shtetit spanjoll nuk janë të detyruar të karantinohen. Spanja pritet t’i hapë kufijtë me vendet jashtë BE-së më 1 korrik.

Zvicra dhe Lihtenshtajn

Kufijtë i kanë hapur. Nuk kanë kufizime dhe karantinë për ata që hyjnë nga BE-ja, Norvegjia, Islanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Suedia

Shteti suedez nuk i ka mbyllur kufijtë me vendet e BE-së, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Britania, dhe nuk ka asnjë masë për ata që hyjnë në vend. Udhëtimet që nuk janë esenciale nga shtetet e tjera, nuk lejohen.

Malta

Malta do të hapë kufirin më 1 korrik për Austrinë, Qipron, Republikën Çeke, Danimarkën, Estonin, Finlandën, Gjermaninë, Hungarinë, Irlandën, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun dhe Sllovakinë, si dhe ishujt e Sardenjës dhe Sicilisë. Qytetarët që vijnë nga vendet që nuk janë në ‘listën e sigurtë’ të Maltës, duhet që të karantinohen për 14 ditë.

Luksemburgu

Luksemburgu nuk i mbylli kurrë kufijtë me vendet fqinje dhe përgjatë gjithë krizës ka bërë thirrje për kufij të hapur edhe me zonën Shengen, si thelbësore për ekonominë e vendit.

Norvegjia

Udhëtimi për në Norvegji mbetet shumë i kufizuar, pasi vendi kufizon fluturimet nga BE-ja duke lejuar vetëm ata që kanë arsye pune ose familjare. Nga e hëna, do të lejojë udhëtime të pakufizuara nga vendet nordike me kushtin që infeksionet atje të mbeten të ulëta. Udhëtimi nga vendet e tjera të Evropës mund të lejohet nga 20 korriku. Ata që hyjnë në Norvegji duhet që të karantinohen për 10 ditë, por nga disa e sotme nuk do të aplikohet nga vendet nordike (përveç Suedisë).

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In