Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat me ministrin Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj ka dhënë një lajm të mirë.
“SHQIPËRIA MORI DJE NJË PËRGJIGJE SPEKTAKOLARE NGA TREGJET E KAPITALEVE – Falë shifrave reale të financave e të ekonomisë sonë, reflektuar në Librin e Llogarive të Shtetit dhe një vlerësimi real të ecurisë së reformave e të të dhënave makroekonomike të vendit, Tregjet e Kapitaleve reaguan me pozitivitet mbresëlënës në financimin e Shqipërisë.
Me këtë arritje domethënëse, NE JEMI GATI TË VEMË NË LËVIZJE PLANIN KOMBËTAR “SHQIPËRIA 2030″, për Rimëkëmbjen dhe Zhvillimin e Ri Ekonomik e Social të Shqipërisë”, shkruan Rama.