• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Misteri i miliona eurove dhuruar tek fondacioni e Elvis Naçit, pas tërmetit të 26 nëntorit

30/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Misteri i miliona eurove dhuruar tek fondacioni e Elvis Naçit, pas tërmetit të 26 nëntorit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, akoma nuk kuptohet si do të përdoren fondet e mbledhura nga fondacionet fetare në vend.

Në komitetin e rindërtimit, mbajtur më 9 dhjetor 2019 në kryeministri, Elvis Naçi imami i cili drejton dhe fondacionin bamirës “Firdues” deklaronte se nga donacionet e shqiptarëve ai kishte arritur të mbledhë 6 milion euro dhe shpresonte që shifra të arrinte në 10 milion euro, shumë e destinuar, sipas premtimit të tij, për të rindërtuar shtëpitë në Thumanë.

Por në Thumanë, ku u shkaktuan edhe 24 viktima, e vetmja gjurmë që gjen nga ky aktivitet bamirës është një afishe e vendosur në hyrje të Njësisë Administrative Thumanë, bën me dije Shqiptarja.com.

Me logon “Firdeus” njoftimi pa datë, pa një adresë dhe pa asnjë të dhënë zyrtare njofton banorët se ka filluar ”regjistrimi i banesave të dëmtuara dhe të pabanueshme nga grupi i ekspertëve të Firdeus”.

Njoftimi nuk thotë se për çfarë do shërbejë ky regjistrim, apo kur do të nisë rindërtimi i shtëpive, për të cilat u janë mbledhur paratë shqiptarëve në emër të viktimave dhe të të prekurve në Thumanë.

Në këtë listë të gjatë dokumentesh janë 7 kërkesa të cilët duhet të plotësojnë banorët dhe ata që do mashtrojnë thuhet në këtë njoftim do të skualifikohen automatikisht.

Mes dokumenteve kërkohen: Kartë identiteti, certifikatë familjare, certifikatë pronësie të banesës nëse kanë, certifikatë të tokës nëse nuk kanë të banesës, kërkesë për legalizim nëse nuk kanë certifikatë pronësie të banesës, akt konstatimi nga çdo lloj institucioni shtetëror mbi dëmin e shkaktuar nga tërmeti 26 nëntorit nëse e disponon, çdo lloj dokumenti që tregon se kanë në familje persona me probleme shëndetësore apo me aftësi të kufizuara.

Hedhur një sy kësaj liste me dokumente, fondacioni “Firdues” duket se po vendos një burokraci të fortë, pasi kërkon letra njësoj si shteti, por nga ana tjetër shteti ka lënë një afat për rindërtimin.

Rindërtimi shtetëror do të nisë pas Konferencës së Donatorëve që mbahet më 17 shkurt 2020 në Bruksel, ndërsa milionat e eurove që shqiptarët kanë dhuruar fondacionit privat, nuk dihet ende se ku po qëndrojnë dhe nëse në rindërtim do të vendosen edhe interesa bankare që ndërkohë mblidhen nëpër llogari kur fondet mbeten të papërdorur.

Po ashtu, hedhur një sy faqes së fondacionit “Firdeus”, nuk ka asnjë të dhënë për datën e rindërtimit apo për fondin e mbledhur deri më tani, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In