• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

S’do kthehemi kurrë pas”! Pipero tregon shqetësimin: Jemi në mesin e fazës së dytë të epidemisë Ja cila është “bomba” me sahat

10/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
S’do kthehemi kurrë pas”! Pipero tregon shqetësimin: Jemi në mesin e fazës së dytë të epidemisë Ja cila është “bomba” me sahat
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se nuk do të ketë kthim të karantinës si disa javë më parë. Teksa të gjithë flasin për një fazë të dytë në shtator, Pipero në emisionin “Repolitix” në Report Tv, tha se kjo fazë e dytë është pikërisht tani, që vjen si pasojë e masave lehtësuese, neglizhencës së qytetarëve, por edhe rritjes së numrit të testeve, edhe pse ishte e pritshme nga ana e bluzave të bardha. Për këto të fundit, më shqetësuese se numri i lartë i rasteve të reja, janë shtrimet në spital.

“Nuk besoj dhe nuk e mendoj kurrë që do kemi kthim prapa, por kjo nuk do të thotë që qytetarët të jenë të shkujdesur, se situata do na mësojë më shumë se ç’mendon Pëllumbi sot, ndaj them që jemi në kohë për t’iu thënë që qytetarëve qarkullin, më i dobësuar, por qarkullon. Por mua nuk më shkon ndërmend. Është një fakt kokëfortë që duhet analizuar dhe pastaj vlerësuar nëse duhet të shqetësohemi. Po të shikojmë pozitivitetin nga rastet e marra luhatet nga 5-10%. Duke qenë se strategjia është gjurmim i rasteve me klinik dhe kontaktet e afërta dhe jemi shumë pranë gjurmimit, në këtë aspekt nuk me shqetëson.

Jemi në mesin e fazës së dytë të epidemisë dhe sa më shumë kontaktet të testohen aq më shumë do kemi raste të shtuara. Ka lidhje dhe me lehtësimin e masave, është shqetësuese numri i të shtruarve në spital, janë mbi 40 raste. Midis tyre një pjesë janë në rikuperim, por janë 6 në terapi intesive. E rëndësishme që qytetarët të mos shkujdesen, të mos e ulin vigjilencë. Është ulur transmetueshmëria, në këto kohë po të kemi konsideratë respektimin e distancës, apo vendosjen e maskës na mundësojnë që në vend të marrim një dozë të madhe të virusit,të marrim një dozë më të vogël. Jemi në një fazë kur duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Restorantet ishin vendet e transmetimit më të shumë të virusit, sipas studimeve”, tha Pipero.

Mjeku ka pasur kritika edhe për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilit nuk ka vepruar si duhet në përballimin e kësaj epidemie. Referuar, deklaratës së fundit, se maska duhet mbajtur me detyrim, për Piperon nuk është një vendim shumë i drejtë. Ai ka listuar rastet se kur duhet mbajtur maska, në një kohë kur vendi është në masa lehtësuese.

“Udhëzimet e OBSH shpesh kanë qenë kontradiktore, shpesh nuk kam qenë në një linjë me OBSH se duhet të ishin më të vëmendshëm, më shumë duhet të ishin urdhërues dhe jo udhëzues. Sa i takon maskës mendoj që duhet të përdoret në spitale e mjedise publike, nga personat që kanë dalë pozitiv dhe janë në shtëpi të izoluar, në grumbullime njerëzish, por kur t’i nuk mund të ruash dot maskën. Prandaj duhet të kesh një maskë në xhep, është koha e ekspozimit, nëse nuk rri dy minuta, por duhet të rri më gjatë. Kur s’ruan distancën dhe nëse koha e qëndrimit është më shumë se 5 min. Sipas studimeve mjafton 14 minuta për ta transmetuar virusin. Pastaj që të vendosësh maskën, kur je në shtëpi me gruan dhe fëmijën duke ecur në rrugë apo bulevard, jam kundër se nuk të mbron. Kur bëhet me detyrim, atëherë është çështje tjetër”, tha Pipero.

Share207Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In