• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryeministri Rama i bëri kërkesë kancelares Merkel për njohjen e patentave shqiptare: DW zbulon vendimin e Gjermanisë

30/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Meta kërkon amnisti nga Rama dhe BE, përshëndet takimin e kryeministrit me Merkel dhe kërkon zbatimin e kushteve të Bundestagut
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Edhe procesi i njohjes së patentave do të kërkojë kohë.

Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Këtë e mësoi Deutsche Welle nga dy ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin, Beqë Cufaj dhe Artur Kuko. Një vit më parë dy ambasadorët shqiptarë kishin parashtruar një kërkesë në Ministrinë gjermane të Infrastrukturës që provimi i lejeve të drejtimit të automjeteve të jepej edhe në shqip. Kjo kërkesë tashmë është refuzuar, pasi, sipas ambasadorit shqiptar në Berlin, Artur Kuko, do të bënte që edhe shumë shtetas të tjerë të huaj të kërkonin ta jepnin provimin në gjuhën e tyre.

Shqipëria dhe Kosova e kanë shtruar tashmë prej vitit 2018, përkatësisht 2019, kërkesën për një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të automjetit. Por deri tani procesi ka ecur shumë ngadalë. Për të dy shtetet pritet te nisë në shkurt faza e sondimit dhe e verifikimit të standardeve të nevojshme të sigurisë së qarkullimit rrugor në vend.

Proces i ndërlikuar

Për njohjen e patentave u fol edhe në takimin e së hënës mes kancelares Merkel dhe kryeministrit shqiptar, siç informoi Rama në një videomesazh dhe siç e konfirmuan për Deutsche Wellen diplomatë të pranishëm në takim. Edhe ministri kosovar i punëve të jashtme Behxhet Pacolli i kishte kërkuar ndihmë homologut të tij gjerman, Heiko Maas, në takimin e tij zyrtar në Berlin, një vit më parë. Maas tregoi atëherë mirëkuptim për këtë çështje, e cila, siç do të vërente ai – zakonisht nuk është objekt bisedash mes krerëve të diplomacisë dhe premtoi se do të interesohej te ministria përgjegjëse, Ministria e Qarkullimit dhe Infrastrukturës.

Vullneti i mirë politik është njëra gjë, por prapëseprapë, ekspertët mendojnë se procesi i njohjes nuk është thjesht një vendim politik. Ai ka një procedurë specifike në rastin e Gjermanisë. Sepse përveç federatës, marrëveshja do të duhet të kalojë edhe në tryezën e Konferencës së Ministrave të Infrastrukturës së Landeve Federale. Siç i tha DW-së, Julian Lange, zëdhënësi i ministrisë së Landit të Zarës, i cili në vitet 2019/2020 është kryetar i radhës së Konferencës çështja nuk ka mbërritur ende në axhendën e tyre. “Ka biseda në nivel ekspertësh, por ende nuk na ka mbërritur asnjë marrëveshje formale nga ana e Ministrisë Federale të Infrastrukturës.”

Kujtojmë se për Maqedoninë e Veriut që nga momenti kur Republika Federale hartoi marrëveshjen dhe ia parashtroi Konferencës së Ministrave dhe derisa marrëveshja u miratua me të vërtetë, kaluan pesë vjet. Procesi i njohjes së patentave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ose Kosovës dhe Gjermanisë ndodhet ende në hapat e para, dhe ka shumë të ngjarë që të përfundojë pas shumë vitesh. /DW

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In