• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Artur Metani hap dosjet e skandaleve në drejtësi, nis hetimi për gjyqtaren që liroi të dënuarin përjetë, ja detajet

03/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Artur Metani hap dosjet e skandaleve në drejtësi, nis hetimi për gjyqtaren që liroi të dënuarin përjetë, ja detajet
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka nisur hapjen e dosjeve të skandaleve në drejtësi. Prej gati 3 vitesh, ILD ishte jashtë funksionit, duke bërë që shumë gjyqtarë të merrnin vendime sipas dëshirës pasi nuk kontrolloheshin nga asnjë.

Por ardhja e Artur Metanit në krye të ILD ka sjellë që ky institucion të nisë një hetim disiplinor për gjyqtaren e rrethit gjyqësor në Krujë, Enkelejda Hoxha. Një vendim i tillë ka ardhur si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg përjetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përcjellë ankesën e paraqitur nga ana e Ministrisë së Drejtësisë pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Ankesa është regjistruar pranë zyrës së ILD me datë 25 shkurt të këtij viti. Në kuadër të shqyrtimit të ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë rezulton se ankesa ka qenë korrekte dhe në këtë mënyrë ka nisur hetimi. Ministria e Drejtësisë në cilësinë e ankuesit ka parashtruar si rrethana faktin e shkeljes së disiplinës për lirimin me kusht të të dënuarit Endrit Dokle.

Ja vendimet që ka marrë Enkelejda Hoxha

Gjyqtarja e Krujës, e cila ende pa dalë në veting, Enkelejda Hoxha, liroi nga burgu Endrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit.

Ja reagimi i Ministrisë së Drejtësisë

Por në lidhje me vendimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha për lirimin e Endrit Dokles reagoi ashpër edhe Ministria e Drejtësisë. Pak kohë më parë, ministrja Gjonaj u shpreh se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, si edhe i ka kërkuar prokurorisë ndjekje penale për të.

Gjonaj theksoi gjithashtu se rasti i Hoxhës i ishte dërguar për verifikim Këshillit të Lartë të Drejtësisë dy vite më parë, pasi e njëjta gjyqtare firmosi asokohe lirimin nga qelia të Genc Tafilit, duke ndeshur heshtje dhe papërgjegjshmëri nga ana e këtij institucioni. “Shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkelejda Hoxha është përçuar në 8 Janar 2018 pas lirimit të Genc Tafilit. I jam drejtuar Inspektoratit të Këshillit (KLD) duke ndeshur heshtje dhe papërgjegjshmëri.

Është kryer një verifikim i vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike. Nisur nga analiza e detajuar rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim të hapur me kriteret e lirimit me kush dhe Kodit Penal. Edhe pse Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca në sistemin e drejtësisë, ndjejmë detyrimin për t’i adresuar aktorëve të tjerë për të vepruar në interes të qytetarëve.

Në datën 15 janar i jam drejtuar KLGJ për pezullimin e saj dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit. I kam kërkuar prokurorisë ndjekjen penale të gjyqtares për parandalimin e veprimeve të tilla. I jam drejtuar KPK dhe OMN për ndjekjen e rastit”, tha Gjonaj pak kohë më parë. Sot/ ELISJEDA KIKO

Share222Tweet139


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In