• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kuvendi kërkon përjashtimin e Fatmira Hajdarit nga trupa gjykuese për shkak të miqësisë me Berishën: Sot gjykata vendos për aferën e CEZ,

03/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Kuvendi kërkon përjashtimin e Fatmira Hajdarit nga trupa gjykuese për shkak të miqësisë me Berishën: Sot gjykata vendos për aferën e CEZ,
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit do të vendosë sot nëse do të pushohen ose jo hetimet për aferën e CEZ. Kuvendi ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe disa ish-ministrat e tij, por Gjykata e Shkallës së Parë vendosi pushimin e hetimeve dhe kjo çështje ka shkuar në Apel.

Por përmes një letre, kreu i grupit socialist Taulant Balla ka kërkuar që gjyqtarja Fatmira Hajdari të përjashtohet nga trupa gjykuese, për shkak të miqësive që kjo e fundit ka me ish-kryeministrin Berisha. Në argumentin e tij, Balla thekson se shqyrtimi i këtij ankimimi do të shqyrtohet ditën e sotme në Gjykatën e Apelit në dhomën e këshillimit.

“Kuvendi me fletë-thirrjen e ardhur me datë 29.05.2020, njoftohet për shqyrtimin e ankimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, në dhomë këshillimi në datë 03.06.2020, me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Fatmira Hajdari dhe Alaudin Malaj.

Gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila është caktuar si anëtare e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga Kuvendi, ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë” të Kodit të Procedurës Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme njëanshmërie. Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij, fakt ky i njohur botërisht”, tha Balla. Më tej kreu i grupit parlamentar socialist deklaroi se prania e Fatmira Hajdarit në këtë proces do të sjellë njëanshmëri në shqyrtim, duke qenë se të paditur janë pikërisht ish-kryeministri Berisha dhe djali i tij.

“Në kushtet kur kallëzimi i Kuvendit implikon shtetasit Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj i dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesëmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozituar nga Kuvendi, duke qenë së ka miqësi të afërt me familjen Berisha, përbën shkak për njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes”, tha Balla.

Procedimi

Kuvendi i Shqipërisë duke vlerësuar se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pushimin e padisë për privatizimin e CEZ është i pambështetur në ligjin procedurial dhe atë material ka kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Tiranë. Kuvendi në këtë procedim, ka evidentuar se persona me autoritet shtetëror me veprime dhe mosveprime duke shpërdoruar funksionin publik në bashkëpunim, gjatë procedurave të privatizimit të OSSH-së, kanë konsumuar disa elementë të veprës penale.

“Kuvendi i Shqipërisë duke vlerësuar se vendimi me nr. 4510/2 Akti, datë 24.01.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal, është i pambështetur në ligjin procedural dhe atë material ka kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kuvendi në këtë procedim, ka evidentuar se persona me autoritet shtetëror me veprime dhe mosveprime duke shpërdoruar funksionin publik në bashkëpunim, gjatë procedurave të privatizimit të OSSH-së, kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera”, “Mashtrimit”, “Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprave penale”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258,dhe 287 të Kodit Penal”, tha Balla./ NGA ELISJEDA KIKO

Share221Tweet138


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In