• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjermanët shkundin klasën politike: Presidenca e pushtuar nga një individ që i shërben partisë së tij, PS dhuratë pushtet absolut, PD-LSI i shpëtuan drejtësisë falë Llallës

01/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Kanë “të drejtë”, që janë të mërzitur për kushtet!
4.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermanët i kanë dhënë një goditje të fortë klasës politike në vend. Prej 30 vitesh të njëjtët individë vijojnë të na qeverisin dhe kjo duket se ka alarmuar dhe ndërkombëtarët. Fondacioni gjerman “Bertelsmann” ka publikuar së fundmi raportin për Shqipërinë, sa i takon situatës politike dhe ekonomike.

Bëhet fjalë për një fondacion shumë të rëndësishëm në Gjermani, i cili analizon çdo dy vite situata politike dhe ekonomike në shumë shtete, përfshirë dhe vendin tonë. Raporti i fundit ishte në vitin 2018, ndërsa tani është publikuar raporti për vitin 2020, i cili nxin klasën politike shqiptare. Gjermanët i kanë dhënë një goditje të fortë presidentit, opozitës, qeverisë dhe drejtësisë.

Sa i takon presidenti, thuhet se historikisht institucioni i Presidencës ka qenë i kapur politikisht. Sipas tyre, partitë në pushtet kanë emëruar politikisht presidentët dhe pastaj i kanë përdorur për të marrë shumë vendime të rëndësishme. “Vendimi i PS, që është edhe mazhoranca aktuale, për emërimin e presidentit të zgjedhur në verën e 2017-ës, Ilir Meta, themeluesi dhe drejtuesi historik i Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), e bën pozicionin më pak të favorshëm për t’i shërbyer mazhorancës në pushtet, por prapë është i prirur t’i shërbejë interesave specifike të partisë që udhëhiqte dikur.

LSI-ja, e cila tani është në opozitë, aktualisht udhëhiqet nga gruaja e Metës dhe kjo nuk ndihmon aspak në krijimin e imazhit të një Presidence që i shërben unitetit kombëtar. Presidenca, mazhoranca dhe qeveria shpesh kanë konkurruar, madje mund të themi më shumë se sa kanë bashkëpunuar ato kanë bllokuar njëra-tjetrën për sa i përket kompetencave dhe detyrave të tyre institucionale, përfshirë emërimet institucionale dhe miratimin e ligjeve. Pra duke treguar mosfunksionimin e sistemit kur Presidenca është e pushtuar nga një personalitet i lidhur politikisht”, thuhet në raport.

Në raport kritikohet dhe mazhoranca aktuale. Sipas gjermanëve, PS kur mori pushtetin në 2013 kishte si synim ecjen para të reformave, por pas zgjedhjeve të 2017 kemi një qeveri njëpartiake.

“Pas ngjitjes në pushtet në vitin 2013, qeveria “Rama” në mandatin e parë qeverisës premtoi të kufizojë sistemin e patronazhit dhe korrupsionin e thellë duke zbërthyer legjitimitetin e institucioneve demokratike. Megjithatë, qeveria Rama në mandatin e dytë qeverisës, kur gëzon një shumicë parlamentare absolute dhe relativisht pak konkurrencë, është zhvendosur drejt një stili qeverisjeje më të centralizuar dhe më të personalizuar, të cilin një gazetar shqiptar i referohet si një “Republikë Kryeministrore”.

Tranzicioni shqiptar ka treguar përsëri se një stil i tillë qeverisës që përqendrohet tek një njeri nuk bën mirë për legjitimitetin ose stabilitetin e institucioneve demokratike me kalimin e kohës”, thuhet aty. Më tej kritikohen edhe PD dhe LSI. LSI cilësohet si një parti që rend pas pushtetit, ndërsa PD akuzohet se ka politizuar çdo protestë në vend. Goditje i jepet opozitës dhe për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Një vëmendje e madhe në raport i kushtohet drejtësisë. Aty theksohet se korrupsioni vijon të mbetet në nivele shumë të larta dhe një goditje i jepet ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Sipas raportit, ai u emërua në mënyrë politike dhe mbuloi aferat e atyre që e emëruan. “Profili i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në vitin 2018 është shembulli më i mirë që tregon llojin e zyrtarëve të sponsorizuar politikisht në drejtësi dhe shërbimet e tyre politike, duke përfshirë edhe mbulimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, u emërua në 2013 kur mazhoranca e atëhershme e kishte të vështirë të kontrollonte rastet shpërthyese të korrupsionit politik. Zgjedhja dhe mbrojtja e profilit të Llallës të njollosur prej korrupsionit është veçanërisht shprehës në këtë drejtim. Konkretisht, në 2018, dhe pasi drejtoi prokurorinë gjatë vitit 2013 deri në 2018, vetë Llallës i ishte ndaluar hyrja në ShBA bazuar në provat e “korrupsionit të rëndësishëm”…. Ai gjithashtu i shërbeu me siguri dhe seriozitet grupit politik që e vendosi atë në pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke mbyllur të gjitha rastet VIP të korrupsionit politik”, thuhet në raport.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In