• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Leja për plazhet nga e hëna te e-Albania, si do të ndahen hapësirat private dhe publike

30/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Leja për plazhet nga e hëna te e-Albania, si do të ndahen hapësirat private dhe publike
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Turizmit Blendi Klosi prezantoi nga Kavaja masterplanin e ri të qeverisë për ndarjen e stacioneve të plazheve. Situata e pandemisë, tha Klosi diktoi rregulla dhe kritere të reja. Si fillim është bërë fotografimi nga ajri i gjithë vijës bregdetare e më pas është ndarë me zona për plazhe publike dhe private.

Aplikimi për plazhet private do të nisë ditën e hënë në E-albania në datë 1 qershor deri në datë 14 qershor. Klosi tha se prioritet për të marrë stacion plazhi do të kenë hotelet dhe restorantet. Por si do të bëhet ndarja? 80% e plazhit këtë vit do të jetë për privatin dhe vetëm 20% për publikun. Ministri Klosi duke marrë shembull Kavajën, tregoi hartën me ndarjet, zona e ngjyrosur me të verdhë do të jetë për biznesin, zona jeshile për qytetarët. Të parët në përzgjedhje do të jenë hotelet e vijës së parë, vetëm për sipërfaqen përpara ballore. Pas hoteleve të vijës së parë, do u kërkohet të tjerëve të aplikojnë që ndodhen në vijën e dytë.

Më pas do të jetë mundësia e restoranteve për të aplikuar për zonën e caktuar si të verdhë. Brenda kësaj hapësire të verdhë për biznesin, 20% do të jetë e lirë për qytetarët. Por cfarë do të ndodhë në një zonë si Gjiri i Lalzit që nuk ka hotele si në zonën e Shkëmbit të Kavajës për shembull? Klosi sqaroi se në këtë rast, ndarja e parcelës në vijën bregdetare do të bëhet duke u lënë të drejtën për të zgjedhur restoranteve me mbi 20 tavolina.

“Vendimi Këshillit të Ministrave përcakton prioritetet të parët që do të përzgjidhen janë hotelet e vijës së parë, duke kërkuar që të menaxhojnë sipërfaqen para hotelit të tyre, jo pse janë në vijë të parë të kenë gjithë sipërfaqen e plazhit, do të zënë vetëm sipër faqen vetëm atë që kanë para hotelit të tyre, po ashtu pas hoteleve të vijës së parë do t’ju kërkohet hoteleve të tjera që të gjejnë veten në zonat e menaxhuara sipas ndarjes që kemi bërë rreth 10 metra ballore për cdo njësi po natyrisht kjo mund të jetë sipas nevojave për të menaxhuar situatën përballë hotelit të tij dhe në zonat ku nuk ka hotele ku nuk ka struktura akonmoduese, do të shohim që si në zonën e Gjirit të Lalëzit ku nuk ka hotele vija bregdetare e menaxhuar do të menaxhohet nga struktura që do ofrojnë shërbim që ka numër të konsiderueshëm tavolinash, mbi 20 tavolina.

Zonat që do të merren nga restorantet apo strukturat menaxhuese por që garantojnë higjienën garantojnë beywatchin garantojnë vijëzimin e detit garantojnë rregullat e pastërtisë në zonën që posedojnë do të mbeten zona publike, për të cilat sic e thashë do te jenë për qytetarët që nuk duan të zgjedhin plazhin privat. Pra, realizojmë 2 objektiva kryesore rritjen e hapësirave për njerëzit dhe respektimin e protokollit shëndetësor” tha ai.

Klosi tha se “në një vijë bregdetare 400 km nga veriu në jug vetëm 10 për qind e saj është sipërfaqe e menaxhuar pjesa tjetër është akoma e lirë, plazhe të lira, po plazhe të cilat ne nuk do të garantojmë ose nuk do të sugjerojmë shkuarjen apo bërjen e plazhit, pasi rreziku për sigurinë e jetës është i madh”.

Share234Tweet146


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In