• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA-BE nxjerrin jashtë loje Metën e Berishën për “Zgjedhoren”, u prishin planet për të minuar dialogun PS-PD, presidenti shton sulmet

30/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ilir Meta vlerëson sulmet e opozitës së rrugës si “konstruktive”: Ka dhënë kontributin e saj në luftën kundër koronavirusit me propzime serioze që i ka zbatuar qeveria!
3.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkombëtarët duket se këtë herë nuk do të lejojnë dyshen Meta-Berisha të prishin dialogun PS-PD. Presidenti e ish-kryeministri asnjëherë nuk e kanë parë me qejf afrimin Rama-Basha dhe reforma zgjedhore është një sinjal se palët po shkojnë drejt dialogut. Paktin e 2017 ata e shkatërruan, pasi Basha u dorëzua shumë shpejt.

Por këtë herë ambasadorët po negociojnë drejtpërdrejt dhe nuk po përfshijnë Metën e Berishën. Vetë ambasadorja amerikane po reagon çdo ditë për zgjedhoren dhe ja u ka bërë të qartë palëve se ajo duhet të mbyllet brenda 31 majit. Opozita po nxjerr pretekste që të bjerë dialogu, por ambasadorët duket se nuk do e lejojnë. Burime të gazetës thanë se Meta e Berisha nuk e dua reformën zgjedhore pasi shohin si një skenar për të shkuar te takimi Rama-Basha. Nëse shihen deklarimet publike të të dyve, që kur u krijua Këshilli Politik ishin skeptikë. Por duket se falë presionit ndërkombëtar, të hënën do kemi një Kod të ri Zgjedhor dhe ajo që bie në sy është se këtë herë Meta e Berisha janë larg procesit.

Anashkalimi i Metës

Dje ambasadorja Kim vlerësoi thirrjet e Metës për zgjedhoren, por në të vërtetë ajo nuk ka pasur asnjë takim më kreun e shtetit për këtë çështje. Këtë javë Kim takoi Ruçin, Ulsi Manjën, Vasilin, Gjiknurin, Bylykbashin, Bashën dhe shumë emra të tjerë, por askush nuk shkoi në zyrën e Metës.

Ambasadori gjerman po ashtu pati disa takime të rëndësishme, mes të cilëve bie në sy takimi me Bashën. Vendi ndodhet në një krizë politike dhe presidentët në raste të ngjashme kanë qenë vendimtarë në sheshimin e përplasjeve. Por goditjen më të madhe e ka marrë ish-kryeministri Berisha. Deri para një viti ambasadorët më shumë hynin e dilnin në zyrën e tij sesa në atë të Bashës. Kur Donald Lu dhe Romana Vlahutin morën detyrat si ambasadorë në vendin tonë, ndër takimet e tyre të para i kishin me Berishën.

Madje Lu edhe kur iku pati një takim lamtumire me ish-kryeministrin. Sa herë që është negociuar për dialog politik, ambasadorët shkonin fillimisht te Basha e më pas te Berisha. Por qëkur Soreca dhe Kim janë emëruar ambasadorë të SHBA-BE nuk kanë shkelur në zyrën e Berishës. Ambasadori i BE ka gati një vit që është emëruar dhe nuk ka pasur asnjë takim me Berishën. Yuri Kim u emërua këtë vit, por edhe ajo nuk ka pasur asnjë bisedë, qoftë dhe virtualisht me ish-kryeministrin. Kjo javë është vendimtare për dialogun PS-PD për zgjedhoren dhe sërish Meta e Berisha kanë mbetur jashtë. Sa herë që Rama-Basha kanë shkuar drejt konsensusit dyshja Meta-Berisha i kanë prishur planet dhe si duket ndërkombëtarët e kanë nuhatur, duke i lënë të dy jashtë bisedimeve dhe po përqendrohen direkt te Rama e Basha.

Të gjithë kundër Metës

Përveç takimeve, presidenti Ilir Meta ka marrë goditje të fortë nga ndërkombëtarët për platformën e tij me 14 pika, e cila ka si qëllim rishikimin e reformës në drejtësi. E para ishte ambasadorja amerikane ajo e cila deklaroi hapur se nuk do të lejojë asnjë pazar për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Por kundër Metës kanë dalë dhe të gjithë ambasadorët e tjerë.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca po ashtu ka kërkuar që reforma në drejtësi të ecë para dhe të mos ketë asnjë. Shefja e ONM po ashtu deklaroi se reforma në drejtësi po ecën para dhe nuk mund të ketë asnjë kthim pas. Pra të gjithë janë kundër presidentit duke hedhur në erë planet e tij për të minuar reformën në drejtësi. Dje Meta doli në një deklaratë shtypi dhe dukej qartë që ndjehej i mënjanuar nga bisedimet për t’i dhënë fund ngërçit politik.

“Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithëpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan. Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë. Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë”, tha ai. /Nga Kliti Topalli

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In