• Kontakt
Monday, September 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sandër Lleshaj paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri: Do ketë operacione në të gjithë vendin! Ja çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

23/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Sandër Lleshaj paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri: Do ketë operacione në të gjithë vendin! Ja çfarë do të ndodhë në ditët në vijim
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri.

Ai shprehet se Policia dhe IKMT në ditët në vijim do të kenë operacione në të gjithë vendin ku do të hapen hetime për veprat në dëm të mjedisit.

“Në ditët në vijim, strukturat e Policisë dhe IKMT-së do të ndërmarrin operacione të gjera në shkallë vendi

– Ndëshkimi do të jetë në dy plane, me masa administrative dhe hetime penale për shkelësit

Prononcimi gjatë inspektimit:

Me kalimin e përgjegjësive për inspektimin e mjedisit tek Ministria e Brendshme, është hapur një fushë e re veprimtarie dhe një përgjegjësi e re për strukturat e saj.

Në ditët në vijim strukturat e Policisë së Shtetit dhe ato të IKMT-së do të ndërmarrin operacione të gjera në shkallë vendi në mbrojtje të mjedisit.

Në radhë të parë, vëmendja do të përqëndrohet tek të gjithë vijat ujore, tek lumenjtë e vendit, të cilët duhet të çlirohen nga derdhja e ujërave të zeza dhe derdhja e inerteve, të cilat janë shndërruar në një plagë të rëndë me pasoja të mëdha për mjedisin.

Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, në bashkëpunim ndërmjet Policisë dhe IKMT-së do të zhvillohen inspektime dhe opreacione të forta për të ndaluar çdo dëmtim, i cili ka ndodhur dhe vijon për fat të keq të ndodh në ndotjen e lumenjve.

Po ashtu me vëmendje të madhe do të ndiqet edhe çështja e guroreve, e minierave, si edhe e pyjeve me qëllim që veprimtaria kriminale dëmtuese ndaj tyre të marrë një goditje të rëndë.

Për çdo rast kur konstatohen ndërhyrje të paligjshme, derdhje mbeturinash, derdhje inertesh, derdhje ujrash të zeza, në lumenj do të veprohen në dy plane. Së pari, IKMT-ja do të marrë masat administrative përkatëse, pra gjobat përkatëse. Ndërkohë që paralelisht Policia e Shtetit do të hapë hetime penale për vepra kriminale në dëm të mjedisit që parashikohen nga Kodi Penal i RSH.

Pra, në të dy krahët ne do të luftojmë fort me të dy instrumentat që kemi në dorë, qoftë instrumentin administrativ, qoftë instrumentin penal, për të frenuar, për të bllokuar këtë dëmtim që i është bërë dhe vijon t’i bëhet mjedisit tonë dhe kryesisht ujrave të vendit tonë.

Përmes kësaj, ne do të sigurojmë kushte që lumenjtë të sjellin ujë të pastër në det, që turistët të kenë mundësi, të shijojnë pastërtinë e ujrave, pastërtinë e rërës dhe një mjedis, i cili vërtet lejon turizëm të mirëfilltë”, shprehet Sandër Lleshaj.

Share280Tweet175


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja e mrekullueshme Liri Lushi feston ditëlindjen e 71-të

Aktorja e mrekullueshme Liri Lushi feston ditëlindjen e 71-të

21/09/2025
VIDEO/ Festa e ditëlindjes së Luan Zhegut! Sa vjeç mbushi këngëtari i mirënjohur

Më 21 shtator 1949 lindi këngëtari i mirënjohur Luan Zhegu, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare

21/09/2025
Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In