• Kontakt
Monday, September 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gati të ulem në tryezë me praninë e partnerëve: PS pranon të negociojë për rishikimin e reformës! Rama: Nuk marrë asnjë platformë nga Meta!

23/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Gati të ulem në tryezë me praninë e partnerëve: PS pranon të negociojë për rishikimin e reformës! Rama: Nuk marrë asnjë platformë nga Meta!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Platforma e presidentit për të ndërhyrë tek reforma në drejtësi ka ndezur dhe njëherë debatet politike në vend. Shembja e Teatrit Kombëtar dhe pandemia u harruan brenda ditës nga politikanët dhe të gjithë janë fokusuar tek lufta për të zhbërë reformën në drejtësi. Pas dekonspirimit, Meta doli publikisht dje për të prezantuar platformën me 14 pika, ndërsa bëri me dije që në datën 8 prill ia ka dërguar këtë platformë edhe kryeministrit Edi Rama.

Mirëpo kjo deklaratë ka sjellë reagimin e shefit të qeverisë, i cili ka mohuar të ketë marrë një platformë të tillë. Por edhe pse thelbi i saj është rishikimi i reformës, kryeministri u tregua i gatshëm për t’u ulur për bisedim, por me kusht asistencën e ndërkombëtarëve. Pra, duket se edhe Partia Socialiste është dakord për rishikimin e reformës. “Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda e jashtëparlamentare e me partnerët e reformës në drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave, të të gjitha palëve në shqip e anglisht, se teatri ra, iku e na la.

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që presidenti, opozita, institucionet e drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë për drejtësinë dhe integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura. Presidenti t’i lërë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, Parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka dezhurnin””, ka deklaruar Rama.

Përgjigjet Ilir Meta

Por pas deklaratës së kryeministrit Rama, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i presidentit Ilir Meta, i cili ka sulmuar kryeministrin Rama duke e cilësuar si një gënjeshtar. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka deklaruar se dërgesa është bërë në datën 8 prill dhe sipas tij ky është një fakt. Ai ka theksuar se ia ka dërguar ambasadores Yuri Kim platformën 14 pikëshe. “Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është fakt. Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt”, ka shkruar Meta në Facebook.

Kundërpërgjigjet Rama

Sakaq pas reagimit të presidentit Ilir Meta ka ardhur reagimi tjetër i shefit të qeverisë. Pasi Meta e cilësoi si gënjeshtar, kryeministri ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Për Ramën drafti i Metës prej 14 pikash është njësoj si të bashkohet “vaji me uthullën”. Reagimi i tij ka qenë ironik ndaj deklaratës së Metës, i cili fillimisht tha se ia kishte dërguar Ramës e më pas deklaroi se ia kishte dërguar ambasadores Kim. Sakaq Rama është shprehur se ambasadorja e SHBA nuk është shërbim postar, kjo për të ironizuar deklaratën e presidentit. “Që unë s’gënjej Ilir Meta e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës dhe Integrimit”, ka shkruar kryeministri Rama. Javën e fundit, reforma në drejtësi është rikthyer në vëmendjen e palëve politike. Sakaq ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim hodhi dyshime për pazare nga politika, por presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk e ka me të, duke drejtuar gishtin te Rama.

Share213Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja e mrekullueshme Liri Lushi feston ditëlindjen e 71-të

Aktorja e mrekullueshme Liri Lushi feston ditëlindjen e 71-të

21/09/2025
VIDEO/ Festa e ditëlindjes së Luan Zhegut! Sa vjeç mbushi këngëtari i mirënjohur

Më 21 shtator 1949 lindi këngëtari i mirënjohur Luan Zhegu, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare

21/09/2025
Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In