• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nëse duam Europë Brukseli i jep 4 muaj afat SPAK: Shtatori muaj i vështirë për zyrtarët e koruptuar të gjithë pushteteve!

21/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Nëse duam Europë Brukseli i jep 4 muaj afat SPAK: Shtatori muaj i vështirë për zyrtarët e koruptuar të gjithë pushteteve!
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe autoritetet në vend kanë 4 muaj kohë të përgatiten për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian ndezën dritën jeshile për negociatat, por Shqipërisë iu lanë një sërë detyrash për t’i përmbushur gjatë muajve në vijim.

Në qershor Këshilli Europian pritet të diskutojë mbi ecurinë e reformave, por për shkak të situatës së pandemisë së Covid-19, vendit tonë i janë lënë edhe disa muaj kohë për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit dhe çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka qenë komisioneri për Zgjerim i BE, Oliver Varhelyi, i cili ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Zoti Varhelyi shprehet se raporti vjetor do të dalë në vjeshtë, ndërsa iu bëri thirrje autoriteteve që të mund të vijohet normalisht me reformat e mëtejshme.

“Unë kam konfirmuar sot se kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë në qershor, ndërsa raporti vjetor pritet që të prezantohet në vjeshtë. Kështu që reformat e mëtejshme mund të vazhdojnë dhe parashikimet janë të mira, duke iu përmbajtur rregullave të Covid-19. Momenti i zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdon”, shkruan Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Por kjo deklaratë është një mesazh i qartë për autoritet shqiptare, pasi kanë 4 muaj kohë deri në vjeshtë, kohë kur të prezantohet raporti dhe të shikohet ecuria e reformave të bëra nga Shqipëria dhe që janë kërkuar nga Bashkimi Europian. Pra kjo kohë e lënë në dispozicion për vendin tonë nga Brukseli është bërë për shkak se do të shihet se sa janë plotësuar 15 kushtet e kërkuara nga BE.

Vera sjell reprezalje! Po kush janë disa nga detyrat e shtëpisë që duhen plotësuar nga Tirana zyrtare? Kështu, një nga kushtet që Shqipëria duhet të miratojë deri në vjeshtë, është krijimin i strukturave të specializuara kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit, sikundër janë SPAK dhe BKH. Ndërkohë, sipas asaj që është vendosur në Samitin e Zagrebit, tjetër detyrë që duhet të plotësojë Shqipëria është çuarja përpara e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe nëpërmjet bashkëpunimit me vendet anëtare të BE. Po ashtu, një tjetër kusht që duhet të plotësojë Tirana zyrtare është dërgimi pas hekurave të ngelurit në veting dhe zyrtarët e lartë të korruptuar. Thënë ndryshe, Brukseli ka vënë si kusht, jo vetëm hetimin e të korruptuarave, por dënimin e tyre.

“Kuadri i negociatave duhet të miratohet nga Këshilli dhe duket të pasqyrojë faktin që Shqipëria i ka zbatuar me sukses pesë prioritetet, të tilla si: nisjen e procedurave penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar gjatë procesit të vetingut për sjellje kriminale, nisjen e procedurave ndaj personave të akuzuar për blerje të votës, një goditje të dukshme të krimit të organizuar e korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë nisjen e procedurave dhe plotësimin e procedimeve të para ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë e politikanëve”, thuhet në dokument. Kjo do të thotë se pritet që brenda verës pritet të kemi arrestime dhe dënime pushtetarësh, pasi në vjeshtë do të bëhet një analizë e hollësishme se sa janë plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli për Shqipërinë. Pra, SPAK dhe BKH janë të “dënuara” që deri në vjeshtë të ketë nisur reprezaljen, sikundër është arrestimi dhe dënimi i pushtetarëve. Sot/RIGELS SELIMAN/

Share241Tweet151


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In