• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kim dhe ambasadorët e BE në zyrën e Ramës! Politika e listave për deputet me para kapet “mat”: SHBA kërkon sistem zgjedhor sipas modelit danez

21/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Kim dhe ambasadorët e BE në zyrën e Ramës! Politika e listave për deputet me para kapet “mat”: SHBA kërkon sistem zgjedhor sipas modelit danez
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada amerikane duket se i ka vënë përballë një prove të fortë PS, PD dhe LSI. Të treja forcat politike akuzojnë njëra-tjetrën, por kur vjen puna te reformat madhore që u prekin interesat bëhen bashkë. Reforma zgjedhore është bllokuar pasi PD dhe LSI janë larguar, por trazimi i krizës politike dhe nisja e protestave duket se kanë një shkak tjetër. Përplasja kryesore në tryezën e dialogut ka qenë ndryshimi i sistemit.

PD-PS nuk e kanë dashur ndryshimin e sistemit, ndërsa Hajdari këmbëngulte te ndryshimi i sistemit duke paralajmëruar se nuk do e votojë dhe pa opozitën parlamentare reforma nuk realizohet. Në mes kanë ndërhyrë amerikanët dhe ambasadorja Yuri Kim ka propozuar që të diskutohet sistemi danez. Bëhet fjalë për një sistem proporcional me lista të hapura. Pra një sistem që u heq kryetarëve të partive nga duart kandidatët për deputetë e kryebashkiakë. Por sapo është bërë ky propozim, vendi u mbërthye nga kriza politike dhe PS nga njëra anë shembi teatrin, PD-LSI nisën bojkotet e protestat. Opozita tani ka braktisur tryezën e dialogut, duke sfiduar ndërkombëtarët.

Por ndërkombëtarët duket se nuk do e lejojnë dështimin e reformës. Dje kryeministri Edi Rama ka pasur një takim tjetër me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, si dhe me ambasadorin e BE dhe atë gjerman, ku u fol për reformën zgjedhore. Duhet theksuar se dy ditë më parë Kim ishte në zyrën e Ramës, ndërsa ambasadorët e BE te Basha. “Kemi qenë së bashku me disa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar me të cilët kemi ndarë shqetësimin për domosdoshmërinë e rifillimit të menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, sepse ajo është detyrim i përbashkët ndaj të gjithë publikut shqiptar”, tha Rama pas takimit. I pyetur mbi modelin danez, zi u shpreh se nuk është prekur si çështje nga ambasadorja amerikane.

Gjiknuri letër PD-LSI

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik u ka dërguar ditën e djeshme një letër pjesëtarëve të tjerë të tryezës, Oerd Bylykbashit, Petrit Vasilit dhe bashkëkryetares Rudina Hajdarit. Në këtë letër, Gjiknuri u ka kërkuar palëve që të takohen sot, në mënyrë që të vijojnë me diskutimet për reformën zgjedhore. Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezë, Damian Gjiknuri ka kërkuar që të mos humbasin kohë dhe brenda 31 majit të miratojnë reformën zgjedhore. “Nisur nga mungesa e paparashikuar e përfaqësuesve tuaj, (opozitës jashtëparlamentare), në mbledhjen e dakordësuar të datës 18 Maj 2020, si dhe nga nevoja urgjente e adresimit të një numri çështjesh që kanë mbetur pezull për diskutim dhe miratim nga Grupi Negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes së radhës ditën e enjte ose të premte (21/ 22 Maj, ora 10:00 AM), në të njëjtin vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit në Pallatin e Kongreseve.

Mendoj të vazhdojmë me temat që ishin në rendin e ditës të datës 20 Maj, pra miratimin e kapitujve që lidhen me kuotat gjinore, periudhën zgjedhore dhe financimin e fushatës zgjedhore”, thuhet në letrën dërguar opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare. Më tej, Gjiknuri në letër shprehet se, ka shumë pika dhe propozime nga të trija palët, të cilat duhet të diskutohen dhe nuk mund të bëhen nëse opozita nuk ulet në tryezë. Ai thekson se nuk duhet humbur kohë dhe duhet gjetur dakordësia.

“Grupi i eksperteve teknik përfshirë dhe përfaqësuesit tuaj, kanë përgatitur propozime të cilat kërkojnë miratimin tonë për pikat që akoma nuk është gjetur dakordësi. Puna e grupit teknik është realizuar sipas metodologjisë së rënë dakord në Grupin Negociator si dhe në të janë reflektuar edhe opinionet me shkrim të ekspertëve të ODIHR dhe Këshillit të Europës. Mendoj që nuk duhet të humbim më kohë pasi data 31 maj, një datë e propozuar nga ju si afati për përmbushjen e objektivit të reformës zgjedhore me dakordësi, po afron dhe mbetet shumë pak kohë në dispozicion për të adresuar numrin e çështjeve të mprehta që ne kemi mbi tavolinën e negociatave”, thuhet ndër të tjera në letër.

Share232Tweet139


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In