• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas bllokimit të gjyqeve, koronavirusi shtyn edhe deklarimin e pasurisë për pushtetarët

19/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pas bllokimit të gjyqeve, koronavirusi shtyn edhe deklarimin e pasurisë për pushtetarët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Masat izoluese për shkak të Covid-19 kanë sjellë irritim dhe pasoja të shumta te pjesa dërrmuese e qytetarëve, por duket se ka dhe një kategori që po e shijojnë këtë pjesë. Gjendja e jashtëzakonshme solli bllokim të gjykatave e prokurorive, si dhe orare të reduktuara në institucione.

Në këtë mënyrë, shumë zyrtarë të lartë që janë në gjykim apo hetim kanë kaluar në plan të dytë. Emra si Adriatik Llalla, Saimir Tahiri, Sali Berisha, etj, ende nuk po marrin një vendim final nga gjykata. Por ata nuk janë të vetmit, pasi edhe një pjesë të tjetër që nuk janë në hetim, por kanë pasuri miliona euro po marrin frymë lirshmit. Burime të gazetës pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bënë me dije se afati për deklarimin e pasurisë për vitin 2019 është shtyrë për në 1 qershor të vitit 2020.

Afati sipas ligjit është deri më 31 mars, por ILDKP ka vendosur që të shtyjë me 2 muaj afatin, për t’u dhënë kohë zyrtarëve për shkak të situatës së krijuar. “Subjektet e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji detyrohen të deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe në inspektoratet e ulëta, brenda datës 31 mars të çdo viti, gjendjen deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës të pasurive, burimet e krijimit të tyre, si dhe të detyrimeve financiare si më poshtë: pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to; pasuritë e luajtshme, të regjistrueshme në regjistrat publikë; sendet me vlerë të veçantë mbi 5 000 dollarë amerikanë; vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim; vlerën e likuiditeteve, gjendje në cash, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, në lekë ose në valutë të huaj, etj.”, thuhet në ligj, por situata ka bërë që të ketë afate të reja. Detyrimin për deklarimin e pasurisë e kanë: Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, kryeministri, Zv/kryeministri, ministrat e zëvendësministrat, krerët e bashkive, prefektët, nëpunësit civilë në nivele drejtuesish, e shumë funksionarë të tjerë.

Skanimi nga SHBA

Por viti 2020 duket se do të jetë i fundit sa i takon lirshmërisë së pushtetarëve. Edhe pse janë të shumtë ata që deklarojnë çdo vit pasuri miliona euro, askush nuk ka përfunduar në bankën e të akuzuarve. Shumë shpëtojnë për shkak të anonimitetit, pasi me ligjet e reja ILDKP nuk i publikon emra e atyre që fshehin pasuritë.

Por SHBA duket se do i japë fund pandëshkueshmërisë vitin që vjen. Kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj ishte javën që shkoi para Komisionit parlamentar të Ligjeve ku u pyet mbi ngritjen e sistemit elektronik për deklarimin e pasurive. Ai u shpreh se plani ishte të mbyllej në vjeshtën e këtij viti, por për shkak të situatës do të jetë gati në fillim të 2021. Por çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se të gjitha deklarimet e pasurive do të jenë online dhe kjo falë mbështetjes së SHBA.

Projekti është mbështetur nga USAID dhe duket se gjithçka është gati, pasi janë trajnuar dhe stafet. “Një tjetër aktivitet i ndërmarrë nga kompania zbatuese e softëare në bashkëpunim me ILDKPKI dhe mbështetjen e USAID, ka qenë organizimi i trajnimeve, gjatë periudhës prill – maj 2019, për Autoritetet Përgjegjëse, mbi funksionimin e Sistemit Elektronik, ku morën pjesë 366 përfaqësues. Skenarët përfundimtarë të testimeve nga përdoruesit dhe pranimit të funksionaliteteve të sistemit u kryen gjatë dy javëve të para të muajit qershor 2019”, thuhet në raportin vjetor të ILDKP. Pra amerikanët duket se nuk do të lejojnë më që shumë deklarime pasurie të kalojnë në hije. Sipas ligjit, SPAK do ketë akses të drejtpërdrejtë aty dhe çdo media e qytetar. Sot marrja e të dhënave pasurore është me kërkesë, por tani të gjithë pushtetarët do jenë ekspozuar dhe mjafton një denoncim në media që prokuroria të nisë hetimet. Vitin që vjen pritet të shihen dhe efektet e para të këtij projekti.

Share201Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In