• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prokuroria e Posaçme drejt kompletimit, 4 kandidatë intervistohen nga KLP

19/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Prokuroria e Posaçme drejt kompletimit, 4 kandidatë intervistohen nga KLP
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e djeshme intervistat me katër kandidatët Dorina Bejko, Dritan Prençi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara.

Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, intervistat me kandidatët janë zhvilluar përmes platformës on-line ndërkohë që regjistrimi audio do të botohet në faqen zyrtare të Këshillit brenda 24 orëve. Kandidatët kanë paraqitur para Këshillit një prezantim për formimin, eksperiencën profesionale dhe veprimtarinë e tyre ndër vite si dhe platformën e depozituar për vlerësim në Këshill.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar i kanë adresuar pyetje secilit kandidat, duke nxjerrë në pah aftësitë e tyre njerëzore, profesionale dhe administrative të kërkuara nga ky pozicion. Për të siguruar një proces objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, me synim plotësimin e Prokurorisë së Posaçme, nesër ditën e martë 19.05.2020, në orën 11.00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet në seancë plenare përmes platformës on-line, ku Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të prezantojë raportin/relacionin e vlerësimit për secilin prej 4 kandidatëve në garë.

Procedurat

Vlerësimi i kandidatëve nga ana e Komisionit realizohet mbi bazën e dokumentacionit që ata kanë depozituar pranë Këshillit duke marrë në shqyrtim elementët e vlerësimit të kriterit; aftësitë e treguara në hetim, përfshirë përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit dhe qasjen proaktive te hetimi; në ndjekjen penale, përfshirë formulimin e akuzës dhe përfaqësimin në gjykatë; dhe në konfiskimin e produkteve të veprës penale dhe të aseteve, sipas Kodit të Procedurës Penale ose ligjit antimafia (Kriteri 1) dhe të kriterit: vendosmëria e treguar në përballimin e vështirësive, presioneve e rreziqeve dhe integriteti i posaçëm profesional, përfshi etikën profesionale, ndershmërinë, paanësinë, sigurinë dhe konfidencialitetin e treguar nga kandidati. Pas miratimit nga Komisioni të shkallëve të vlerësimit për secilin kriter të parashikuar nga rregullorja, për secilin kandidat, Kryetari i Komisionit harton raportin përfundimtar dhe ia paraqet atë Kryetarit të Këshillit, i cili thërret mbledhjen plenare dhe u vendos në dispozicion anëtarëve, raportin/relacionin e Komisionit. Këshilli bën vlerësimin përfundimtar të kandidatëve dhe renditjen e tyre sipas nenit 16 të Rregullores për Prokurorë për Prokurorinë e Posaçme. Vlerësimi dhe renditja e kandidatëve miratohet me shumicën e votave të Këshillit.

Lufta ndaj korrupsionit

Të katër kandidatët theksin e kanë vënë te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ata janë shprehur se do të ushtrojnë me përpikëri detyrën e tyre duke hetuar në mënyrë të paanshme këdo dhe do punojnë për të luftuar korrupsionin e krimin. Nga ana tjetër kanë folur për transparencë dhe shpejtësi në procesin e hetimeve. Sipas vendimit të KPK pak javë më parë, SPAK do të ketë fillimisht 15 prokurorë. Sapo mori drejtimin e këtij organi, Arben Kraja kërkoi që të emërohen dhe disa prokurorë shtesë pasi ata që janë nuk e përballojnë dot fluksin. Mbetet të shihet se kush prej tyre do e ketë fatin që të bëhet pjesë e SPAK.

Share207Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes! 68 vjet jetë dhe art nga një yll i kinematografisë shqiptare Ardian Cergës

Sot dita e lindjes! 68 vjet jetë dhe art nga një yll i kinematografisë shqiptare Ardian Cergës

17/11/2025
5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In