• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lehtësira për bizneset në Tiranë, falet për 2 muaj taksa e hapësirës publike

19/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Lehtësira për bizneset në Tiranë, falet për 2 muaj taksa e hapësirës publike
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa dje u bë hapja e madhe, ku u hapën edhe baret dhe lokalet me masa të rrepta sigurie, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një tjetër njoftim sa i takon bizneseve. Sipas njoftimit të kryebashkiakut Veliaj, do të ketë lehtësira për bizneset në Tiranë, ku ai theksoi se nuk do të ketë taksa publike për lokalet dhe restorantet, për periudhën maj deri në qershor.

Po ashtu ai njoftoi se Bashkia e Tiranës do të anulojë deri në gjysmën e shtatorit taksën për 300 hotele në Tiranë. “I propozoj këshillit me heqjen e taksës për hapësirën publike për periudhën mars-qershor, do ta zerojmë tani që hapen. Kjo nuk do të thotë zaptim, por atë që ke e ke pa pagesë. Është një ndihmë për të gjitha baret dhe restorantet. Në 1 qershor do të hapim parkun Rinia, mund të përdoret edhe për një klasë në ambient të hapur. Pra bëhen katër muaj, mars, prill, maj dhe qershor. Anulojmë taksën e hotelit deri në gjysmën e shtatorit, përfitojnë mbi 300 hotele në Tiranë. Për t’i mbajtur për investime për të tërhequr klientët në Tiranë. Në një qytet që nuk ka det, por ka pafund vende për të parë, nga muzeu i Gjetheve, te Bunk’Art, më kujtohet si po ata njerëz e shqyen Bunk’Artin, kur sot Bunk’Art na del muzeu numër një, nuk e di në Shqipëri, por në Tiranë është pak, por e sigurt”, ka bërë me dije kreu i Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj.

Hapja e madhe

Sakaq ditën e djeshme është bërë e ashtuquajtura hapja e madhe, pasi me vendimin e qeverisë u hapën të gjitha aktivitetet përveç urbanëve dhe aktiviteteve sportive e kulturore. Baret dhe restorantet pritën dje klientët pas 68 ditësh të mbyllura si pasojë e pandemisë. Dhe pse mund të jetë një nga masat lehtësuese që shumëkush po e priste me padurim, hapja e restoranteve nuk ishte e kushteve normale, pasi i janë ushtruar një rregulloreje strikte. Theksi nga dje është vendosur tek ruajtja e distancës fizike dhe respektimi i kushteve higjienike. Distancë prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë, sigurimi i dezinfektuesve në hyrje të bareve për klientët si dhe një higjienë e mirë për vetë personelin e shërbimit që duhet të jetë i pajisur me maska e doreza.

Hapja e bareve u bë vetëm për pjesën e jashtme të tyre, pasi pjesa e brendshme nuk do të lejohet të funksionojë, në të kundërt do të gjobiten pronari dhe klienti. Sa i takon dezinfektimit të ambienteve të bareve dhe restoranteve, ky proces parashikohet të kryhet 2 herë në ditë. Sakaq në një tavolinë nuk duhet të ketë më shumë se dy persona. Nga një vëzhgim i kryer ditën e djeshme, masat e përcaktuara nga protokolli i sigurisë anti-Covid janë marrë nga lokalet, por ajo që vihet re është mosrespektimi i qëndrimit në tavolinë, ku ka prani më të madhe qytetarësh në një tavolinë. Edhe në zonat e gjelbra janë hapur lokalet, ku vihen re dhe prania e qytetarëve dhe respektimi i distancës mes klientëve dhe karrigeve. Gjithashtu kamerierët janë pajisur me doreza dhe maska sipas rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Nga një vëzhgim i bërë në qytetin e Beratit, që është zonë e gjelbër dhe nuk ka kufizime në orare për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësoreve, ishin hapur lokalet dhe ishin ruajtur masat.

Sakaq dhe në Lezhë kanë rinisur aktivitetin dhe baret e restorantet. Në ditën e parë të hapjes së tyre klientët kanë qenë të shumtë, ndërsa në shumicën prej tyre nuk zbatohet protokolli i përcaktuar për mbrojtjen nga koronavirusi. Lezha është pjesë e bashkive të gjelbra dhe duke nisur nga dje kjo zonë i është rikthyer plotësisht normalitetit.

Share202Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In