• Kontakt
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ministrit të Shëndetësisë dhe Mjedisit, zyrtari i lartë në PD..

18/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ministrit të Shëndetësisë dhe Mjedisit, zyrtari i lartë në PD..
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ministrit të Shëndetësisë dhe Mjedisit, zyrtari i lartë në PD dhe themeluesi i gjenetikës shqiptare profesor Maksim Cikuli.

Basha shprehet se ky lajm e ka tronditur.

“Jam i tronditur nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të mjekut, profesorit, politikanit, dhe mikut tim të çmuar, Maks Cikuli. Ngushëllimet e mia më të ndjera Zanës, Julianit dhe Sarës për humbjen e bashkëshortit dhe babait të tyre të dashur. Me mendje e zemër gjendem sot pranë tyre dhe gjithë miqve të Maksit në këtë ditë zie.

Profesor Cikuli e vuri gjithë jetën e tij në shërbim të shëndetit të njerëzve, si mjek, si profesor, si deputet dhe si ministër i shëndetësisë.

Ai ishte një nga reformatorët e spikatur që e udhëhoqën Shqipërinë në rrugën e çlirimit nga diktatura komuniste drejt ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të ekonomisë së tregut të lirë. Dy herë ministër Shëndetësie, në vitet 1994-1998 e 2005-2008, profesor Cikuli kontribuoi në tranzicionin e sistemit të shëndetësisë dhe mbështeti investimet e mëdha në ndërtimin e sallave bashkëkohore kirurgjikale dhe sistemit të spitaleve rajonale.

Maks Cikuli spikat si model i urtësisë politike dhe angazhimit inetelektul duke u dalluar në jetën parlamentare të vendit për kultivimin e dialogut dhe debatit civil si dhe mbrojtjen e pakompromis të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. Partia Demokratike është e nderuar që ka patur në radhët e veta njërin nga themeluesit e pluralizmit në Shqipëri, simbol të angazhimit shoqëror, të profesionalizmit, të dijes dhe të humanzimit.

Në këtë ditë zije kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, qytetaria kujton me repektin më të madh modelin e intelektualit, shoqëria jonë nderon humanistin e pashoq, demokratët njërin nga përfaqësuesit e tyre të shquar dhe unë një mik të çmuar e të paharrueshëm. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dita e lindjes së aktorit legjendë Roland Trebicka na kujton se sa i mungon skenës dhe ekranit mjeshtria e tij

Dita e lindjes së aktorit legjendë Roland Trebicka na kujton se sa i mungon skenës dhe ekranit mjeshtria e tij

17/01/2026
Sot aktori korçar Jani Riza do festonte 85 vjetorin

Sot aktori korçar Jani Riza do festonte 85 vjetorin

17/01/2026
Në kujtim të Xhevdet Ferrit në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të Xhevdet Ferrit në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta

17/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In