• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Zysh” Ziku, Lyl rreziku dhe profesoresha e nderuar Luljeta Bozo

12/09/2021
in Blog, Debat, Kryesore
A A
“Zysh” Ziku, Lyl rreziku dhe profesoresha e nderuar Luljeta Bozo
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

“Zysh Ziku” ka qenë mësuesja e nënës time! Madje, përveç se mësuese, familja e nënës time me familjen e Xhelal Bashës, ishin banorë të së njëjtës rrugicë. E nderuara Zysh Ziku, është nëna e kryetarit pa formë të opozitës së dekantuar në fundin e enës së saj, si llumi që Lyl Basha e tund herë pas here, duke na kujtuar edhe kur harrojmë, se opozita sot është ajo që ka qenë mot, parmot dhe përmot, që kur në krye të saj u vunë “delenxhiler” pa yndyrë dhe nder.

Unë nuk e njoh zysh Zikun, por nëna ime, sa herë që shikonte Lulin fliste me superlativa për nënën e tij dhe jo vetëm për mësuesen, por ajo tregonte një respekt të veçantë, për të gjithë familjen Basha dhe dalngadalë nisa t’i shikoj edhe unë në “sytë” e nënës time.

Por sot, të më fali mësuese Ziku dhe nëna ime… zero respekt për mësuesen që ka edukuar qindra fëmijë dhe nuk paska ditur të edukojë fëmijën e saj! Akti më i shëmtuar që mund të kisha parë ndonjëherë, e që mendoja se nuk do e shihja ndonjëherë nga një politikan, ishte fyerja dhe hakërrimi që Lyli i bëri zonjës së nderuar, pedagoges Luljeta Bozo, që ka nxjerrë një armatë të tërë intelektualësh, drejtuesish dhe inxhinjerësh.

Nuk e besoja, se Lulzimi i Zikut do e bënte një gjest të tillë… ndërsa Lulziu, hallexhiu, që Saliu e la si kopil në derën e PD-së… po! Nga halli kur mundohet të shaj, të qaj, të qesh, të aktroj dhe të këndoj himnin kombëtar, si revolucionar i veshur me petkun e Don Kishotit, ai mund të bëjë gjithçka, edhe atë që nuk di të bëj… trimin.

Por ajo që më vuri mua në një pozitë edhe më të vështirë, ishte injorimi që i bën këtij akti brutal, poshtërues, fyes dhe kërcënues, mediat e “përputhen”, që s’dinë veçse të shqepen, qepen dhe masturbohen.

Po i pyes kolegët e media gallatës: Vertet iu duket normale që një zonjë e nderuar, profesoreshë, intelektuale, e moshuar, me kontribut të veçantë në ndërtimin e këtij vendi… ta urdhëroj si “kapo” i lagjes një çapaçul i pashkolluar, mediokër, që kurrë në jetën e tij nuk ka punuar askund dhe puna e vetme e tij ka qenë ajo e përkthyesit dhe e spiunit?!

Natyrisht, që aty ku janë katandisur këta dhe stallat e derrave që hungërijnë mediatikisht, nuk ka vend për çudi, sepse kjo për derrat është sjellja më normale, por për njerzit është imorale.

Ky imoralitet, më bëri të ndjehem keq, edhe pse kam besuar se akoma ka mbetur pak edukatë që nuk i lejon askujt të kaloj caqet. Në fakt, kisha harruar diçka themelore pa e kuptuar: Kjo vlen për ata që e dinë çfarë është caku dhe pragu dhe jo për mutin e shkelur nga këpuca, që në çdo prag që kalon dhe derë që hyn… do kutërboj./Ekskluzive.al

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In