• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zyrtarët e lartë federalë hedhin poshtë pretendimet e Trump: S’ka asnjë dëshmi të vetme për manipulim zgjedhjesh

13/11/2020
in Aktualitet, Bota, Kryesore
A A
Republikanët, 60 milion dollarë për betejën ligjore të Donald Trump
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët e lartë federalë dhe shtetërorë amerikanë, përgjegjës për sigurinë e zgjedhjeve, kanë thënë se nuk ka “asnjë dëshmi” se votimet në zgjedhjet e 3 nëntorit ishin ndryshuar apo manipuluar siç është pretenduar ditët e fundit nga zyrtarë të administratës së Trump dhe nga vetë ai.

Përmes një deklarate, zyrtarët e sigurisë kibernetike dhe zyrtarët zgjedhorë, hodhën poshtë pretendimet e pabazuara të presidentit Donald Trump për mashtrime zgjedhore të cilat i dhanë fitoren demokratit Joe Biden.

“Nuk ka asnjë dëshmi se ndonjë sistem i votimit fshiu apo humbi votat, ndryshoi votat ose se ky proces ishte kompromentuar. Zgjedhjet e 3 nëntorit ishin zgjedhjet më të sigurta në historinë amerikane”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Departamenti për Siguri Kibernetike dhe Agjencia për Siguri të Infrastrukturës.

Publikimi i kësaj deklarate erdhi disa orë pasi Trump sërish postoi në Tëitter, pa dhënë asnjë dëshmi, se pajisjet e votimit kanë “fshirë” 2,7 milionë vota në mbarë vendin dhe kanë ndryshuar qindra-mijëra vota në favor të Biden në Pensilvani dhe në disa shtete të tjera kyçe, ku presidenti ka humbur.

“Ndërsa ne e dimë se ka shumë pretendime të pabazuara dhe mundësi për keqinformim lidhur me procesin tonë zgjedhor, ne i sigurojmë të gjithë se kemi besim maksimal në sigurinë dhe integritetin e zgjedhjeve dhe ju po ashtu duhet të keni besim. Kur ju keni pyetje, drejtoni ato te zyrtarët zgjedhorë dhe besoni personave që administrojnë zgjedhjet”, thuhet në deklaratë.

Që në kohën kur Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve më 7 nëntor, Trump ka nisur betejat ligjore për të përmbysur rezultatin, pavarësisht se nuk ka prezantuar dëshmi për parregullsi në zgjedhje, të cilat do të mund të ndikonin në rezultatin zgjedhor.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të shumta në vend dhe më gjerë duke i konsideruar ato një minim për demokracinë dhe vlerat e saj. Në një intervistë për CBS, ish-presidentyi Obama është shprehur i shqetësuar nga një gjë e tillë.

“Më shqetëson fakti që zyrtarë të tjerë republikanë, të cilët e dinë më mirë, se një gjë e tillë nuk ka ndodhur po e mbështesin. Është një hap më shumë jo vetëm për të delegjitimuar administratën e Biden, por demokracinë në përgjithësi dhe kjo është një rrugë e rrezikshme”, tha Obama.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In