Një denoncim ka ardhur në redaksinë tonë nga një grup tregtarësh VIP të cilët pësuan një dëm prej qindra mijëra eurosh, pas aksidentit fatal të djegjes së mallrave të tyre, të tregëtuara në magazinat e tregut industrial DINAMO-SHA.
Megjithse kanë kaluar disa muaj dhe shoqëria DINAMO Sh.a arriti fillimishtë të përfundote riparimin e objektit të para i cili ishte më pak i dëmtuar dhe një pjesë e bizneseve të rihapnin aktiviteti e tyre, krejt pa pritur shfaqen punonjësit e INU së Bashkisë të cilët pretendonin se janë shkelur lejet nr.6 dhe nr.7 pa qasnje fakt dhe provë morën dhe 1 masë adminisrtratve… gjobë me 50 mijë lekë të reja.
Në fakt objektet për efekt kostoje po riparohen me llmarinë, gips dhe kolona të thjeshta metalike pra nuk kanë asnjë element për shkelje apo për leje të mirëfilltë ndërtimi sipas vendimit Nr. 457, datë 29.6.2022 por për lejen e marrë për riparim.
Dëmi ekonomik asqë llogaritet dhe këta sharlatan as që duan t’i a dinë, se me taksat e këtyre bizneseve VIP, aktiviteti i të cilëve është ndërprere, për shkak të shkatërrimit dhe humbjes kolosale, por edhe prej hienave që notojnë në vorbullen e faqezinjve të shtetit, që bëjnë rolin e “luanit” me ata që i ushqejnë dhe respektojnë dhe të “miut” me ata që i marrin me “shpulla” dhe i turpërojnë.
Hijenat e komisariatit Nr 4 në shkelje skandaloz të ligjit të shoqërimit, me në krye shefin e krimeve Klajdi Zhupa me metoda intrigantësh, marrin drejtuesit e një kompani të fuqishme dhe i mbajnë mbi 5 orë në Komisariat, pa asnjë arsye, duke i mashtruar dhe shoqëruar si të ishin “laca” rrugësh dhe jo persona me status të veçantë, në punën e tyre, në zyrat e tyre, në pronën e tyre të kufizuar dhe mbrojtur me punonjës siguri, duke i mashtruar se do bënë një bisedë miqësore në zyrën e tij dhe duke i shoqëruar po ky palo shef me mjetin e tij me paturpësi.
Asnjë shkresë zyrtare me firmë dhe vulë për arsyen e shoqërimit, asnjë dokument konstatimi për shkelje, por thjeshtë me portretin e një bande shantazhuesish, me veshjen e policisë, të asaj kategorie policësh që nuk i duam dhe që bëjnë pisë shtetin ligjorë.
Madje është bërë edhe një filmim me dron sikur të ishin parcela me drogë, pa asnjë motiv, siç duket metodë e mësuar nga ish shefi i tij i shkarkuar dhe në procedim penal Drejtori i Policisë së Shkodrës, ndaj Gentjan Berberi, veprim i cili lind dyshimin e arsyeshëm për qëllimin dhe përdorimit të kësaj pajisjeje… se është kryer në shkelje të Procedurës Standarde të Punës për përdorimin e dronëve në Policinë e Shtetit. Ndaj kërkohet të verifikohet nëse pajisja ishte pjesë e inventarit zyrtar të policisë së shtetit apo droni privat.
Thirrjet në telefon dhe kërcënimi i subjektit nga ana e shefit të krimeve Klajdi Zhupa me nr.tel. 0694118714 dhe shefi të seksionit Ardit Gega, i cili është organizatori i lojës antiligj, pa asnjë shkresë apo dokument zyrtar, ku kërkohet pezullimi i punimeve dhe i aktivitet i disa subjekteve me fat që kanë arritur t’i hapin, është vërtet një krim dhe bie erë të ndyrë, të një gjobëvënie të pastër, por të sofistikuar dhe të manipular në emër të ligjit dhe të mbrojtjes së territorit.
Cilin territor do mbroj policia kur kompleksi i magazinave dhe toka është pronë e aksionerëve të kësaj kompanie dhe gjithçka po riparohet dhe jo ndërtohet mbi objektin ekzitues?! Sipas këtyre lakenjëve nëse të digjet shtëpia t’i duhet të rrish jashtë 6 muaj dhe të presësh policinë e Komisariatit Nr 4 dhe INU e Bashkisë së Tiranës për ta rindërtua megjithëse ke marrë dhe leje për ta rindërtuar sipas ligjit Nr. 457, datë 29.6.2022 Neni 2/ Rikonstruksion i objekteve ekzistuese: Nëse do të riparohen muret dhe çatia, pa ndryshuar formën, përmasat apo funksionin, aplikohet vetëm për Leje Ndërtimi për Rikonstruksion ( leja sipa nenit 7).
Lejen që subjekti e ka marrë 5 ditë pas ndodhjes së incidentit
Në rastin konkret objekti i dyshuar për shkelje është ky objekt në foto në fazën e pastrimit dhe të riparimeve të dëmeve të vogla.

Kjo është pamja e tij pas djegies në kapanonin që është në fillimin e punimeve dhe pretendohet se ka ndertim pa leje kur asgjë nuk është ndërtuar dhe sapo ka filluar suvatimi i kollonave të betonit dhe kolonave të vogla metalike që janë aty që nga viti 1960.
Ligjit Nr. 457, datë 29.6.2022 Neni 6 i/ Mund të bëhen pa leje punimet riparimi dhe rinovimi i dyshemeve; riparimi dhe restaurimi i suvasë, riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme; krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarës (jombajtës) të brendshëm
Çështja e djegies së Magazinave të Tregut Industrial Dinamo është në proces hetimor nga prokuroria e Qarkut Tiranë dhe asnjë instuticion ligjor nuk ka të drejtë të marri iniciativa për veprime arbitrare qe nuk kanë tagrin të kryejnë vetëm në rast se Prokuroria për të thelluar apo zbardhur ngjarjen delegon OPGJ e saj në subjekt dhe çështja është totalisht jashtë kompetencave të policisë shtetit.
Por policët e këtij shteti siç duket janë inspiruar nga rasti i Nesti Angonit me letra anonime, ku Nesti vetë është shefi i komisariatit Florent Sulçe i cili ngatërron Tiranën me ndërtimet pa leje në Bogë, ku INU ishte vetë “polici Sulçe”! Ndaj urdhëron që të padisin në prokurori subjektin …për ndërtim pa leje, pa patur asnjë ankesë, kërkesë apo fakt dhe provë nga organi kompetent INU, sepse riparimi është bërë me lejet përkatëse për riparimet në rastet e fatkeqësive natyrore, brënda territorit të rrethuar, me gjërësin, gjatësin dhe lartësinë e ish objektit të djegur mbi sipërfaqen e objektit të djegur.
Kjo që ka ndodhur… kontrolle të njëpasnjeshme pa asnjë urdhë, kontrolli nga funksionarët drejtues të këtyre instuticioneve, të cilët sillen si hiena lartë e poshtë jo si një strukturë policie duke dalë jashtë detyrës funksionale me urdhër të një drejtuesi me emrin Florent Sulçe, që nga padia apo dalldia dhe euforia përvetson funksionin e drejtuesit të INU, i kalon kufinjtë e skandalit… është vepër penale për dëmin ekonomik të bizneseve dhe shtetit dhe shpërdorim i paprecedent detyre, në kufijtë e shantazhit dhe gjobëvënise
Ndërsa protestuesit djegin e shkatërrojnë një komisariat, këto sharlatan policie janë bashkëpunëtore, duke u dhënë një arsye më tepër për të protestuar dhjetra bizneseve dhe mbi qindra familjeve të dëmtuara, që sot u ngulet thika pas shpine nga një prej fytyra fizike të shtetit… policia, që duhet t’i mbroj dhe simuloj këtë kategori qytetarësh, e cila i ushqehen këtë kategori ushtarësh, me taksat e aktivitetit të tyre tregëtarë në DINAMO SH.A.
Madje siç thonë drejtuesit e shoqatës së biznesit, ata do të ngujohen aty për të mos lejuar këta huligan që pa asnjë dokument zyrtar dhe asnjë motiv, jashtë kompetecave që u jep ligji, pa asnjë provë dhe fakt të kërcënojnë mbijetesë e tyre, të dëmtuara rëndë, me metoda që vetëm në një shtet rrrumpalle mund të ndodhin.
Ndaj ky është një alarm i madh që e bënë AMP dhe drejtuesin e saj Qosja të vërë para përgjegjësisë ish paraardhësin e tij, në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve të shkarkuar dhe ulur në detyrë nga m. dhe këtë grup gjobaxhinjshë që veprojnë si ata të 97’së pa emër por me një numur tel. dhe një argat si polici i zonës që të plotojnë kërkesat që këta huligan me uniform policie dhe uniformë bashkia kanë. Siç na thotë shkresa që ka ardhur në redaksi tregtarët dhe aksionerët e DINAMO SHA kërkojnë me patjetër shkresë zyrtare për kërcënimet që kanë marrë në telefon për t’iu drejtuar prokurorisë dhe gjykatës për dëmin që po u bëhet nga “ligjshkelësit” huligan. Bizneset shpresojnë që prokurori Musabelliu i cil doi marrin në shqyrtim kallzimin e polic “Sulçe Angonit” dhe shokëve të tij, nëse ka element të veprës penale… aty ku nuk ka asnjë vepër penale në zbatim të ligjit nuk do bëhet palë me këta shkelës që bëjnë pis shtetin dhe policinë e që bien erë gjobaxhinj!
Pamje nga ish magazinat para djegjes

Pamje e riparimit në vazhdim

Këtu përfundon denoncimi i një biznesmen në tregun e ish Uzinës Dinamo, por ne do vazhdojmë investigimin për të mbledhur fakte dhe prova për vërtetsin e këtij rasti skandaloz.
Vazhdon…









