• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Zero me një xhufkë turpëruese”! Rama me tone të forta, kap ‘mat’ shkresën e Prokurorit për Thaçin e Veselin me këtë detaj

25/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Zero me një xhufkë turpëruese”! Rama me tone të forta, kap ‘mat’ shkresën e Prokurorit për Thaçin e Veselin me këtë detaj
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama tha se agresorët në Serbi nuk janë dënuar në 21 vite nga lufta, por janë rehabilituar. E pikërisht në këtë togfjalësh është ndalur Rama i cili shprehu habinë në kufijtë e absurdit rreth kësaj akuze të formuluar në këtë formë.

“Ç’është kjo rreth 100 viktima? Ç’është kjo aktakuzë ku shkruhet rreth 100? Flitet me rreth 100. Pse jo rreth 1000 apo 50? Në të njëjtën kohë që shkruhet kjo, në nëntokën e Serbisë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe në vend marrin heshtjen e injorimit mijëra trupa të pajetë shqiptarësh”, u shpreh kryeministri.

“Nuk ka luftë pa gabime, por asnjë vendim qoftë i gabuar nuk mund ta përmbysë peshoren e drejtësisë historike duke vendosur, dhe ne mund ta themi, se sot u bënë 21 vite dhe pas 21 vitesh del një tekst që në mënyrë sa implicite dhe indijuese vendos një shenjë barazimi në raport me një proces të tërë mes viktimës dhe xhelatit, madje nëse dikujt do të rrudhë buzë kudo qoftë, shenjë barazimi do i duket e tepërt do i duket e butë, pasi është përmbysur komplet peshorja mes viktimës dhe xhelatit të luftës së Kosovës.

Një ndërmarrje barbarie shtetërore e organizuar nga Miloshevici dhe rrethi i tij vrau 10 mijë civilë të pafajshëm, dhunoi 20 mijë gra dhe nxori me dhunë ushtarake dhe paraushtarake një milion shqiptarë nga Kosova brenda pak javësh se nuk po u hyj llogarive të dëmeve të tjera psikologjike dhe materiale dhe tani që flasim dhe lexojmë aty një njoftim që flet rreth 100 viktima, ca është kjo? Si mund të jetë një njoftim, për të paralajmëruar një akt akuzë dhe flitet me rreth 100, po pse jo një mijë? Pra në të njëjtën kohë që shkruhet kjo, në nën tokën e Serbisë vijojnë që të kërkojnë drejtësi.

Nuk e di të ketë pasur apo ketë ndonjë aktakuzë, se nuk ka në fakt asnjë lloj tendence në horizont për ndonjë gjykatë speciale dhe në këtë moment dorën në zemër kur thonë në Kosovë është e pashmangshme të mos kujtohen historitë e mizorive në Kosovë. Këtu nuk është fjala për të dalë kundër drejtësisë por për të thënë të vërtetën. Në fund të ditës, këto karrige prej druri nuk kanë asnjë vlerë ka vlerë sa përdoret për të thënë të vërtetën, që në moment të caktuar mund të mos u vijë përshtat shumë miqve të mirë të mëdhenj.

Një numër i madh krimesh të kryera prej disa udhëheqësve serbomëdhenj është dënuar në tribunalin e Hagës, por po të shohësh në pasqyrë, gjykatat vendore të Kosovës dhe Serbisë, cfarë lexon në 21 vite? Faktin e trishtueshëm që duket se në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë viktima të agresionit. Në Serbi për krimet ndaj shqiptarëve, zero me një xhufkë turpëruese. Nuk i kam parë të kërkojnë të paktën të njëjtën gjë në anën e rrethit të agresorëve me në krye Miloshevicin, madje një proces rehabilitimi dhe viktimizimi vazhdon me sukses për fatin e keq dhe për përgjegjësinë e anës sonë dua ta them” tha Rama në Kuvend.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In