• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zëri i Amerikës: Gati përgatitjet për hekurudhën mes Shqipërisë dhe Kosovës

26/11/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Zëri i Amerikës: Gati përgatitjet për hekurudhën mes Shqipërisë dhe Kosovës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Kosova vendosën sot të nisin përgatitjet për projektin e ndërtimit të një hekurudhe e cila do të lidhë të dy vendet. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan, u njoftua se janë parashikuar dhe fondet për financimin e projektit të fizibilitetit.

Marrëveshja ishte një ndër 13 të tilla që u firmosën sot e që parashikojnë lehtësimin e lëvizjes së lirë, të lejeve të qëndrimit dhe punës, hapjen edhe për qarkullimin e njerëzve dhe turistëve të pikës kufitare në Shishtavec, reduktimin e procedurave doganore si dhe të atyre për njohjen e ndërsjelltë të diplomave apo dhe gradave shkencore

Tryezat e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të të dy vendeve janë parë shpesh me skepticizëm për shkak të një raporti deri diku të zhdrejtë mes numrit të lartë të marrëveshjeve që firmosen çdo herw dhe efektit apo zbatimit të tyre.

Të vetdijshëm për një situatë të tillë u shfaqën sot dhe të dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti. “Kemi një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh, siç e kemi thënë, dhe një pjesë janë në rrugën e zbatimit, një pjesë janë zbatuar, ndërkohë që sfida e përbashkët është që të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plotë mes dy shteteve në të gjitha fushat”, deklaroi kryeministri Rama.

“Kjo punë ka nisur të ecë, por tani duhet të vrapojmë si në shpejtësi, ashtu dhe në cilësi. Sëbashku mund të prodhojmë më mirë e të fitojmë më shumë”, u shpreh nga ana e tij kryeministri Kurti.

E pikërisht për këtë, mbledhja e sotme në Elbasan, duket se pati një qasje të re. Duke nisur që nga marrëveshja mes dy vendeve për hekurudhën Durrës-Prishtinë, për të cilën janë vënë mënjanë dhe fondet për financimin e hapit të parë, studimit të fizibilitetit “Pas nisjes së punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, nga ana jonë, ne nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi, siç patëmdakordësuar në takimin e mëparshëm, për të fillluar menjëherë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës- Prishtinë”, bëri të ditur zoti Rama.

Ndërkohë që kryeministri Kurti vuri në pah rëndësinë e këtij projekti: “Linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është cilësi dhe shpejtësi në qarkullim njerëzish dhe mallrash, është ekologji dhe fuqi e tokës në det, është rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve.

Lidhja hekurudhore është sa e një rëndësie ekonomike po aq edhe gjeopolitike e cila e rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin, sepse ne jetojmë në rajonin tonë e me fqinjët tanë, me të cilët kemi të kaluar të përbashkët, por edhe do të ndajmë të ardhmen”.

Projekti pritet të përfshijë dhe Malin e zi, duke qenë se idea është që Durrësi të lidhet me Tivarin e prej andej drejt Prishtinës. Një projekt që në letër duket konkurrues ndaj alternativave të tjera në qarkullim. Realizimi i tij do ta kthente Prishtinën në një nyje ku bashkohen dhe linjat e tjera rajonale, pjesë të korridoreve europiane të infrastrukturës.

Edhe pjesa tjetër e marrëveshjeve të firmosura sot, pritet të përkthehet me një efekt të shpejtë. Kështu banorët e zonave kufitare në një shtrirje prej 30 kilometrash në secilën anë të kufirit do të mund të lëvizin e punojnë pa detyrim lejesh apo procedurash të tjera.

Po ashtu, ata që jetojnë e punojnë në një nga dy shtetet, do të mund të marrin një leje qëndrimi 5 vjeçare përmes një procedure të thjeshtuar, ndërkohë që të dy vendet do të njohin dhe kontributet për pensionin. Reduktim të procedurave do të ketë dhe në dogana e po ashtu dhe për njohjen e ndërsjelltë të diplomave apo dhe gradave shkencore.

Pika kufitare e Shishtavecit do të hapet për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe turistëve, ndërsa gjatë verës po punohet që kontrollet në pikën e Morinës të zëvëndësohen nga një sistem telekamerash për të shmangur rradhët pa fund.

Pas premtimeve të herëpashershme, duket se më në fund të dy vendet do të kenë një abetare të përbashkët. Zoti Rama njoftoi sot se Shqipëria brenda vitit të ardhshëm të ketë një tekst unik të librit të parë të gjuhës shqipe, me idenë që të mund të përdoret dhe në Kosovë e më tej dhe në trojet e hapësirat e tjera ku fëmijët mësojnë të shruajnë e lexojnë shqipen.

Kundërshtitë e forta që dy kryeministrat kanë mes tyre për projektin e Ballkanit të hapur, ishin lënë jashtë atmosferës së mbledhjes së sotme. Të dy palët duket se kanë rënë në paqe me idenë që në këtë pikë nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Kemi sigurisht dy qasje, qëndrime, opinione të ndryshme, por nga ana tjetër duhet edhe ju, edhe të gjithë të mësohen me faktin që mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërat, por kjo nuk na pengon që të vendosim të gjitha forcat për të bërë sëbashku gjërat e duhura në funksion të të ardhmes së dy vendeve tona”, ju përgjigj zoti Rama pyetjes për këtë temë, e cila për kryeministrin Kurti mbetet jashtë një interesi të veçantë. “Kosova e Shqipëria po hapen me shpejtësi për njëra-tjetrën dhe gjithçka tjetër është në rastin më të mirë e dorës së dytë”, u shpreh ai./voa

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In