• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zef Deda çfarë t’ka nodh?!

24/05/2020
in Aktualitet, Blog, Kryesore
A A
Zef Deda çfarë t’ka nodh?!
2.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dje vërtet u ndjemë keq kur një nga artistët më të preferuar dhe më të vlersuar Zef Deda foli para një turme ndjeksash të udhëhequr nga shtytsat e protestave komike për të mbrojtur diçka që nuk ekziston, sepse ka vdekur, që edhe nëse nuk do i kishte sot të “shtatat” do i kishte nesër, pasnesër si një i sëmurë rëndë që nuk kishte asnjë shpresë shpëtimi.

Nuk na erdhi keq për ato që mendonte Zefi sepse mendimi është i lirë dhe i patjetërsueshëm, por për ato që nuk tha Zefi.

Të mburresh me Teatrin Migjen dhe të fyejsh ato që e bënë ashtu siç është sot është mashtrim dhe mosmirënjohje. Ndërsa Zefi deklaronte se çdo njeri para se të jetë politikan, është qytetar nuk e kuptuam për cilët lloj njerëzish e kishte, sepse mes asaj turme vetëm qytetari nuk kishte, sepse ai vetë i pari e harroi qytetarinë e artistit, duke u zhytur në llumin e politikës.

Natyrisht që edhe Zefi për një moment u bë si ata pseudopolitikanët “harraq”, që hiqen sikur kanë lindur për të shpëtuar popullin pas  shumë vitesh masakrim, po prej tyre. Aktori qytetarë nëse do kishte sadopak memorie, nuk do fliste kurrë kaq i ekzaltuar, për komunistat që e urrejnë artin, sepse komunisti që e urren artin ishte “aktor” i rrezikshëm Sali Berisha, që Shkodrës i mësoi dhe i bekoi vetëm një aset: Kontrabandën e naftës për makinën serbe. Vërtet artisti Zef e ka harruar, kur artisti Sali nuk i jepte as pension dhe as punë, sepse teatrin Migjeni e ktheu në një magazinë bidonash, e plehrash që qelbte gjithë qytetin. Nëse këtë artisti Zef e quan dashuri për artin, ta mbaj për vete, se ne nuk e duam.

Vërtet në Europë nuk shemben vepra që i’u tregojnë brezave për të shkuarën dhe ruhen si memorie kombëtare, por nuk janë kazerma të veshura me beze të kuqe si bordello, por vepra unikale në llojin e tyre. Të vjenë keq kur i’u dëgjon të përsërisni batutat e rolit që ju kanë dhënë regjizort pa talent, për të hapur gjoja panik… “se do i’u shëmbin shtëpitë siç shëmbën teatrin”.

Për këtë keni të drejtë: Të gjitha shtëpitë, vilat, instuticionet që rrezikojnë jetë njerëzish, do shemben…si ato të tërmetit edhe ato të qametit të ndërtuar për kasolle dhe të kthyer në pallate vrastare. Ndaj nuk tremb dhe nuk motivon askënd me këto që thua edhe kur bënë thirrje për revolucion, kundër atyre që të respektuan dhe të dhanë atë që meritoje.

I rreshtuar krah atyre që të harruan, jo vetëm ty por gjithë kolegët tuaj, që nga Gëzim Krujam, Gjosho Vasija, Besnik Cinari sot thërret: Çohu o popull, çohu ta mbrojmë artin dhe kulturën! Por nga kush?! Nga këto, që në 2016 i falenderoje me shumë dashuri:

“Perulem para spektatorit”! Sot Qeveria shqiptare me akordoi pensionin e posaçem. Ne fak eshte nje moment, i cili me gezon pa mase, sepse e marr si shperblim per gjithe punen e bere nder vite. Me sa duket paska qene nje pune e bere mire dhe pa hile, perderisa vleresimet vijne. Me kete rast dua te falenderoj perzemersisht Kryeministrin e vendit z. Edi Rama per akordimin e ketij pensioni te posaçem.

Ti e di se mirënjohja është virtyt, mosmirënjohja poshtërsi ndaj na thuaj Zefi Deda: Çfarë t’ka nodh?! Të jeshë i indinjuar vallë për një barakë që u shemb? Mos e dhëntë zoti, të bëhesh gënjeshtar. Për dreq na u kujtua shprehja e vjetër e popullit: Ç’të bënë fëmija s’ta bënë as perëndia…ta ndryshon çeren dhe karakterin, e do na vinte keq nëse të ka ndodhur edhe ty./ Ekskluzive.al

.

Share297Tweet186


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In