• Kontakt
Monday, September 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhet skema e qeverisë së re: Rama synon të fusë në kabinet emra nga 12 qarqet e vendit! Kërkon nga baza raport për punën e secilit

17/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Zbardhet skema e qeverisë së re: Rama synon të fusë në kabinet emra nga 12 qarqet e vendit! Kërkon nga baza raport për punën e secilit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka nisur përgatitjet për ndryshimet në qeveri, të cilat pritet të ndodhin në shtator. Pak ditë më parë Partia Socialiste mblodhi Kongresin e Jashtëzakonshëm, ndërsa u prezantuan pikat kryesore të mandatit të tretë qeverisës.

Por gazeta ka mësuar disa detaje nga ky takim, teksa kryeministri Rama pritet të bëjë spastrime të forta brenda partisë dhe sidomos në nivel ekzekutiv. Sipas informacioneve nga selia rozë, zoti Rama ka kërkuar ndihmën e bazës socialiste për të pasur një panoramë të qartë për punën e ministrave dhe deputetëve sidomos gjatë periudhës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Më konkretisht, mësohet se shefi i qeverisë ka kërkuar nga krerët e degëve që të “spiunojnë”, duke i përmbledhur në një raport, gjithë veprimtarinë dhe angazhimet që kanë bërë zyrtarët socialistë, duke filluar nga ministrat dhe deputetët aktualë, deri tek deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë që nuk mundën dot të futen në Parlamentin e ri.

Mësohet se këtë vendim shefi i socialistëve e ka marrë, pasi është tejet i interesuar të dijë me detaje se kush ka punuar dhe kush ka dështuar të përmbushë objektivat e vendosura prej tij në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo do të thotë se ndryshe nga herët e tjera që kryesocialisti Rama ka vendosur vetë se kush do të jenë ministrat e rinj, për qeverinë e re do të jetë baza ajo që ka në dorë fatin e tyre. Ndërkohë, mësohet se ministrat do të futen në skaner edhe sa i takon performancës dhe punës së tyre, ku në raste se do të ketë vërejtje dhe rezerva nga ana e anëtarësisë do të largohen nga qeveria.

Më pak të votuarit rrezikojnë të penalizohen

Por përveç porosive që iu ka dhënë krerëve të degëve të Partisë Socialiste për të përmbledhur në raport punën e gjithë zyrtarëve të lartë sa u takon zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, mësohet se kryeministri Edi Rama pritet që të ndëshkojë më pak të votuarit edhe pse ata mund të jenë zgjedhur deputetë, pasi kanë qenë vendosur në listat fituese.

Sipas informacioneve, mësohet se kryeministri Rama ka vendosur të penalizojë, duke lënë jashtë qeverisë apo edhe ofiqeve të tjera parlamentare dhe brenda PS-së. Pra, kjo lëvizje tregon se në qeverinë e re dhe postet e tjera të larta do hyjnë ata që kanë kontribuar, duke çuar më shumë vota në hambarin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në qeverinë e re 1 ministër për çdo qark

Megjithatë, gazeta ka mësuar se kryeministri Edi Rama po shikon edhe mundësinë që në qeverinë e re, e cila do të krijohet dhe votohet në shtator, të këtë për çdo qark nga një ministër. Kjo do të thotë se një deputet i Qarkut të Korçës ose 11 qarqeve të tjera, do të jetë ministër në qeverinë e re “Rama 3”.

Madje, një gjë të tillë e ka pohuar ditën e djeshme edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila teksa ishte e ftuar në një studio televizive u pyet nëse do të ketë një ministër për çdo qark, ndërsa u shpreh se skema po mendohet nga kryeministri Rama. “Këtë skemë po e mendon dhe kolaudon kryeministri që ka tagrin. Ne po bëjmë punën tonë. Ka kohë deri në shtator kur do të prezantohen emrat e rinj. Duhet bërë edhe pak durim”, deklaroi Spiropali.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In