• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhet skandali! Ja si inspektorët e Metës dhe Xhaferllarit lejuan batërdinë në gjyqësor: Nuk u mor asnjë masë ndaj gjyqtares që liroi “të fortët”

18/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Zbardhet skandali! Ja si inspektorët e Metës dhe Xhaferllarit lejuan batërdinë në gjyqësor: Nuk u mor asnjë masë ndaj gjyqtares që liroi “të fortët”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar pezullimin e gjyqtares që liroi nga burgu Endrit Doklen. Por në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zbuluar edhe skandalet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kur drejtohej nga presidenti Ilir Meta. Ministrja deklaroi se për gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha, e cila liroi “të fortët” është bërë një kallëzim që në 8 janar të vitit 2018, ku sipas Gjonajt në atë kohë është kërkuar edhe ndjekje penale për të.

Ministrja e Drejtësisë shtoi se ndaj saj nuk u mor asnjë masë nga ana e Inspektoratit, kur në krye të së cilës qëndronte Marsida Xhaferllari, për të cilën po bëhet një luftë e fortë për ta emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Gjonaj tha se nga sistemi i kalbur i drejtësisë gjyqtarja ia ka hedhur pa u lagur. “Sjell në kujtesën e publikut se shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha, është adresuar që më datën 8 janar 2018, pas publikimit të lajmit të lirimit të një tjetër të dënuari me burgim të përjetshëm, Genc Tafili.

E njëjta gjyqtare, e njëjta sjellje skandaloze me ligjin, i njëjti rezultat dëshpërues për drejtësinë e për shoqërinë, që pret vetëm drejtësi nga gjykatat e këtij vendi. Zyrtarisht i jam drejtuar atëherë Inspektoratit të Këshillit (në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë), duke kërkuar fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares Enkeleda Hoxha, por, duke ndeshur të njëjtën heshtje dhe papërgjegjshmëri që për shumë e shumë vite ka kalbëzuar sistemin e drejtësisë ne Shqipëri”, tha Gjonaj.

Hapat e ndjekur

Më tej ministrja e Drejtësisë tregoi edhe hapat që ka ndjekur për të kallëzuar gjyqtaren e Krujës, duke deklaruar se në datën 15 janar 2018 i është drejtuar KLGJ, ku i ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të Enkeleda Hoxhës nga posti i gjyqtares, në mënyrë që sipas saj të pengohen tolerimet për vendime të tilla. Më pas Gjonaj tha se i është drejtuar edhe Prokurorisë së Përgjithshme, ku i ka kërkuar ushtrimin e ndjekjes penale për veprimet e paligjshme që ka kryer. Së fundmi, ministrja e Drejtësisë bëri me dije se i është drejtuar edhe KPK dhe ONM që ta përjashtonin nga vetingu.

“Si rezultat i shkeljeve të konstatuara dhe duke mbajtur parasysh se veprime të tilla, me pasoja të rënda në çështjet e rendit dhe sigurisë në vend, kanë krijuar zemërim të opinionit të gjerë publik, kanë cenuar rëndë paanshmërinë dhe objektivitetin në dhënien e drejtësisë, në datën 15 janar: I jam drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares nga detyra, si dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra si gjyqtar, me qëllim mostolerimin e asnjë vendimi të tillë. Njëkohësisht i kam kërkuar Institucionit të Prokurorisë, ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtares, jo vetëm për ndëshkimin e vendimmarrjeve abuzive.

I jam drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për ndjekjen me prioritet të përshpejtuar të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtares, por edhe të gjithë rasteve të tjera të ngjashme, mbi të cilët, në vite, rëndojnë akuza të shumta publike për paligjshmëri dhe korrupsion”, tha ajo. Gjonaj deklaroi se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë janë marrë të gjitha masat administrative ndaj gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha, duke depozituar në prokurori një kallëzim penal për shkeljen hapur të ligjit. “Si rezultat i kësaj, janë marrë të gjitha masat administrative nga Ministria e Drejtësisë, duke pezulluar menjëherë nga detyra Drejtorin e Shërbimit të Provës Krujë dhe po dje, është depozituar kallzim penal ndaj tij, në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Krujë për shpërdorim detyre.

Duke marrë shkas nga vendimi i gjyqtares Hoxha, vendim haptazi në kundërshtim me ligjin, ashtu si dhe duke mbajtur në vëmendje, vendimmarrje të ngjashme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për lirimin apo favorizimin e subjekteve kriminalë me rrezikshmëri të lartë, të cilat po kthehen në një precedent negativ, përsëris me zë të lartë nevojën e një reagimi të menjëhershëm institucional nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë”, tha Gjonaj./ ELISJEDA KIKO

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In