• Kontakt
Monday, February 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhet pasuria e të dorëhequrve para vetingut, nga vilat e makinat luksoze, te llogaritë e shumta bankare

12/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Zbardhet pasuria e të dorëhequrve para vetingut, nga vilat e makinat luksoze, te llogaritë e shumta bankare
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas të dhënave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, 62 gjyqtarë dhe prokurorë i kanë shpëtuar procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes.

Kur nisi procesi i vetingut pritej që të kishe qindra dorëheqje, por vetëm 7 vetë nuk dorëzuan formularët duke u larguar vetë nga sistemi. Për ta nuk pati asnjë kontroll dhe telash.

Sipas zërave në korridoret e gjykatave në atë kohë, vetingu do jetë dështim dhe kështu si emrat e aftë dhe ata të korruptuar dorëzuan pasuritë pa asnjë droje me idenë se në Shqipëri asnjëherë gjërat nuk shkojnë deri në fund.

Por duket se rezultoi krejt e kundërta. Mirëpo pati dhe disa nga ta që u tregun tepër të zgjuar pasi hynë në veting dhe e kuptuan se do të ngelin u dorëhoqën. Pjesa më e madhe janë dorëhequr pasi KPK u ka kaluar barrën e provës.

Pasuritë

Gazeta po publikon sot pasuritë e disa prej të dorëhequrve nga drejtësia. Anëtarët e Gjykatës së Lartë rezultojnë me pasuri tepër të lartë. Vetingu e tregoi këtë gjë te ata që ngelën. Vetë kreu i gjykatës kishte mbi 1 milion euro pasuri.

Një kolege e Zaganjorit ishte Arjana Fullani, njëkohësisht dhe bashkëshorte e ish-Guvernatorit Ardian Fullani. Ajo ka pasuri tepër të lartë. Gazeta ka bërë një përmbledhje ndër vite të pasurive të deklaruara nga disa emra në ILDKP. Disa nga deklarimet e Fullanit janë: Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar më 1966, sipërfaqja 100 m2, Rruga Reshit Çollaku (2003); Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar në vitin 1998 me sipërfaqe 90 m2, në Golem Kavajë, shuma 2 milionë lekë (2003); Shtëpi banimi plus garazh, me sipërfaqe 335 m2, Kulla e Re pranë ambasadës amerikane, shuma 21.2 milionë lekë (2003);

Përfituar 285 mijë euro përmes kontratës së shitjes së tokës në Farkë. Toka është shitur nga Arjana, Ardian, Fiona dhe Erik Fullani (2015),etj/ një tjetër emër është Adriatik Llalla. Për të ka dhe një hetim nga prokuroria, e cila e dorëzoi dosjen në gjykatë. Madje janë të sekuestruara dhe pronat e Llallës pasi dyshohet se janë vënë në mënyrë të paligjshme.

Ajo që bie në sy te pasuria e Llallës është se ai blen prona shumë lirë dhe i shet shumë shtrenjtë. Tjetër emër është Evelina Qirjako. Zonja deklaron një llogari me vlerë 153 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 me 64 euro dhe llogari bankare me vlerë 196 mijë, shtuar gjatë vitit 2016 me 987 euro.

Gjyqtarja deklaron gjithashtu llogari me vlerë 56 mijë euro pakësuar me 41 814 euro, llogari 22 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 po me 22 mijë euro, llogari rrjedhëse 2 201 euro, pakësuar me 2 201 euro, llogari 13 919 euro, pakësuar me 9 113 euro, llogari rrjedhëse 373 euro, pakësuar me 373 euro, llogari rrjedhëse, 320 282 lekë, pakësuar me 320 282 lekë, llogari rrjedhëse, 2 508 USD, pakësuar me 2 508 USD etj.

Gjatë vitit 2016, zonja thotë se ka shitur një apartament me sipërfaqe 67 m2, me vlerë 22 mijë euro. Po ashtu ka mijëra euro të ardhur nga qiradhënia. Ai që thyen çdo rekord është Guxim Zenelaj, pasi ai ka një pasuri tepër të lartë, sidomos apartamente dhe prona të tjera të patundshme, kryesisht në zonën e Lezhës. Nuk mbeten pas Petrit Fusha, Besnik Imeraj dhe të tjerë. Madje për Besnik Imerajn pati dhe hetime nga prokuroria, por që gjykata i rrëzoi. KPK konstatoi shumë parregullsi në dosjen e tij.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In