• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhen prapaskenat pse u shty Komisioni Hetimor për Inceneratorët, SPAK drejt mbylljes së dosjes, priten arrestime ministrash e ish-ministrash

18/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Zbardhen prapaskenat pse u shty Komisioni Hetimor për Inceneratorët, SPAK drejt mbylljes së dosjes, priten arrestime ministrash e ish-ministrash
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen prapaskenat pse u shty komisioni hetimor për inceneratorët. Partia Demokratike kërkoi ngritjen e 3 komisioneve hetimore në Kuvend. Bëhet fjalë për Komisionin Hetimor për Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, për çështjen Becchetti si dhe për Inceneratorët.

Partia Socialiste u pozicionua pro ngritjes së komisioneve për inceneratorët dhe zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa paralajmëroi votën kundër atij për Becchettin. Për rrjedhojë ngritja e tre komisioneve ishte pjesë e rendit të ditës së seancës plenare të së enjtes që lamë pas. Kështu, ngritja e komisionit hetimor për përdorimin e administratës për zgjedhjet e 25 prillit u votua me 123 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, Komisioni Hetimor për “Becchettin” u rrëzua me 46 vota pro dhe 77 kundër, ndërkohë që u shty ngritja e Komisionit Hetimor për “Inceneratorët”.

Ja pse u shty Komisioni

Por gazeta ka mësuar detaje se përse u shty ngritja e Komisionit Hetimor për “Inceneratorët”, vendim ky që duket se gjeti dakordësinë e deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Burime të sigurta i thanë gazetës se për shkak se çështja e inceneratorëve është nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, deputetët e PD dhe PS kanë pasur frikë se ngritja e komisionit mund të ndikojë në vijimësinë e hetimit të kësaj çështje, që sipas burimeve nga SPAK janë drejt fundit.

Kështu që duke qenë se hetimet e Prokurorisë së Posaçme janë drejt fundit për dosjen e “Inceneratorëve”, por edhe për disa dosje të tjera sikundër janë koncesionet, opozita dhe mazhoranca e panë të udhës që të shtyjnë ngritjen e komisionit hetimor në fjalë. Pra, shkaku pse u shty ngritja e Komisionit Hetimor për “Inceneratorët” ka qenë SPAK, e cila është drejt mbylljes së hetimeve për këtë çështje dhe deputetët janë të internuara se çfarë do të dalë në dritë ky hetim.

Priten arrestime ministrash dhe ish-ministrash

Mirëpo duke qenë se çështja e inceneratorëve, por edhe koncesioneve kanë shkaktuar debat të madhe politik dhe jo vetëm, mësohet se Prokuroria e Posaçme, pritet të bëjë arrestime ministrash dhe ish-ministrash që janë të përshirë në këto çështje. Sipas informacioneve, mësohet se SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e “Inceneratorëve” dhe në ditët në vijim pritet të lëshojë disa urdhër arreste për ministra dhe ish-ministra që kanë shkelur ligjin dhe shpërdoruar detyrën. Madje një gjë e tillë është paralajmëruar në datën 15 tetor të këtij vite edhe nga ish-deputeti Myslim Murrizi.

Ky i fundit teksa ishte ftuar në një studio televizive theksoi se brenda muajit tetor do të arrestohen 3 emra të njohur. “Do të ketë arrestime ish-ministrash javën që vjen ose brenda muajit tetor. Kam informacioneve që flas, se unë nuk shoh filxhan. Nuk di të them se të kujt partie kanë qenë, por hajduti nuk ka parti. Por do ketë arrestime të ish-ministrave. Po të vini re në Kuvend u shty komisioni hetimor për inceneratorët, ndoshta dhe ata kanë informacion se SPAK mund të ketë vepruar para tyre dhe mund të arrestojë ndonjë ish-ministër dhe për këtë ata kanë thënë pse duhet ta ngremë presim deri seancën tjetër”, deklaroi Murrizi.

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In