• Kontakt
Friday, February 6, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhen diskutimet në grupin e PS, LSI dhe Berisha fokusi kryesor i socialistëve, selia rozë merr në “mbrojtje” Bashën

30/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Zbardhen diskutimet në grupin e PS, LSI dhe Berisha fokusi kryesor i socialistëve, selia rozë merr në “mbrojtje” Bashën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trazohet loja në politikën shqiptare. Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë vendimtare për PS e PD, ndërsa LSI e parti të tjera mund të luajnë për mbijetesën.

Por këto zgjedhje duket se do të jenë shumë ndryshe nga sa jemi mësuar deri më sot, pasi nuk do të ketë koalicione para zgjedhjeve, lufta do jetë disi e hapur dhe nga ana tjetër protagonist do jetë dhe presidenti. Por ajo që bie në sy është se PS dhe PD duket se janë në të njëjtën rrugë.

Lulzim Basha e ka kuptuar se prezenca e Berishës në PD i shkakton më shumë probleme dhe po i dërgon mesazhe përmes Genc Rulit se ai duhet të largohet dhe të shijojë pensionin. Nga ana tjetër ka hyrë në lojë Jozefina Topalli duke komplikuar situatën.

Berisha nuk e ka mohuar simpatinë ndaj saj duke i dërguar mesazhe kërcënuese Bashës. Nga ana tjetër kemi LSI, e cila është kthyer në kërcënim për PD, pasi po lufton fort që të rekrutojë militantë edhe të saj edhe të PS. Por e çuditshme është dhe sjellja e PS, e cila duket se po godet armiqtë e Lulzim Bashës.

Detajet e mbledhjes së grupit të PS

Dje para seancës parlamentare është zhvilluar një mbledhje grupi. Takimi është drejtuar nga Taulant Balla, i cili u ka dhënë deputetëve direktivat e Ramës. Sipas tij LSI duhet të jetë armiku numër një në këto zgjedhje. Të gjithë janë udhëzuar që të godasin dhe shkrijnë partinë e presidentit.

Çdo deputet duhet të bindë militantët e LSI që të shkojnë me PS. Po ashtu Balla ka kritikuar shumë fort Berishën. Sipas tij, ai dhe Meta janë bashkë dhe po tentojnë puçe për të bllokuar zgjedhjet. Po ashtu në fokusin e socialistëve do të jetë dhe Berisha, pasi shihet si mjaft i rrezikshëm në zgjedhje pasi punon në prapaskenë dhe në bashkëpunim me Metën e LSI.

Por ajo që bie në sy është se për PS armiqtë janë Meta, LSI, Berisha e jo Basha. Është folur shumë se mund të kemi një bashkëqeverisje mes PD dhe PS dhe çdo ditë që kalon shtohen akoma dhe më shumë zërat. Basha duket se është në vështirësi këto kohë. Nga njëra anë është Meta. Presidenti po i bën çdo ditë shantazhe. Kërcënimet e tij në konferenca shtypi janë të qarta pasi Basha nuk i doli fare në mbrojtje për Kodin Zgjedhor. Nga ana tjetër kreu i PD ka Berishën.

Ky i fundit i kërkon të fusë në parti të besuarit etj., pasi Basha ja ka larguar të gjithë. Por si duket PS ka hyrë në lojë. Në mbledhje grupi, deputetët janë porositur të jenë sa më aktivë në bazë. Rama është ende i pakënaqur me punë e shumë prej tyre dhe disa do të mbesin jashtë listës së deputetëve. Madje gazeta ka mësuar se duke qenë se kemi lista të hapura, kanë nisur dhe përplasjet mes deputetëve, pasi ata që janë vendas në zona të caktuara nuk mbështesin emrat që kanë shkuar nga Tirana apo qytete të tjera.

Koçi shpërthen në akuza

I pari që ka nisur të zbatojë direktivat është zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, njëherësh dhe kreu i PS në Fier. Ai ka sulmuar fort PD dhe LSI gjatë një takimi që ka pasur me strukturat e partisë së tij në këtë qytet. “Mbrëmë në OS Çlirim dhe Afrim i Ri: “Modeli ynë është shpirti punëtor i Ramës. Modeli i PD është shpirti kriminal i Berishës.

Modeli i LSI është korrupsioni. Partia më e korruptuar në vend. Ajo lindi nga korrupsioni, korrupsion kërkon, e deri sa të jetë në korrupsion do të mbesë. LSI është infeksion shoqëror dhe politik korrupsioni. Ata janë modeli negativ sidomos për rininë. Edhe vajzave u mësojnë fjalorin dhe ato sjellje jo pozitive mashkullore”, tha ai.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

05/02/2026
Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In