• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Yuri Kim pret shpresat e politikës! Paralajmëron luftë të fortë ndaj korrupsionit: Me emërimin e Biden, asnjë ndryshim kursi nga SHBA

23/01/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Yuri Kim pret shpresat e politikës! Paralajmëron luftë të fortë ndaj korrupsionit: Me emërimin e Biden, asnjë ndryshim kursi nga SHBA
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Politika shqiptare ka thyer sytë nga Uashingtoni. Pas inaugurimit të Joe Biden si president nuk ngeli politikan në Shqipëri pa shprehur mbështetjen tij për të, duke filluar nga presidenti, ish-kryeministri Berisha, kreu i opozitës, kreu i Kuvendit, kryetarja e LSI, deputetë të PS, etj.

SHBA ka ndikim të jashtëzakonshëm në politikës shqiptare. Ish-ambasadori Aleksandër Arvizu pasi deklaroi se Basha është yll në ngjitje, ky i fundit u bë kryetar bashkie. Ndërkohë falë tyre janë shmangur shumë konflikte e përplasje. Duke qenë se jemi para zgjedhjeve të gjithë po duken si pro amerikanë.

Nëse kthehemi pas, dikur si PS, ashtu dhe PD me LSI shpenzonin mijëra dollarë për foto me presidentët Obama, Trump dhe funksionarë të tjerë. Duke qenë se këtë herë ka pasur kufizime për shkak të Covid-19, të gjithë janë mjaftuar me mesazhe në rrjetet sociale. Shpresat janë se me ardhjen e Biden do të ketë ndryshime me reformën në drejtësi, por ishte ambasadorja Yuri Kim, e cila ka shuar shpresat e të gjithëve. Dje ajo ka reaguar në rrjetet sociale sa u takon listave për kandidatë, ndërsa ka publikuar dhe një mesazh të kandidatit për Sekretar Shteti, duke e bërë të qartë se dhe nga administrata e Biden fokus do të jetë lufta ndaj korrupsionit.

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, Tony Blinken, kandidati i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij të 19 janarit përpara Senatit: “Ne duam të ngremë edhe më lart punën në luftën ndaj korrupsionit””, tha ajo në Twitter. Pra mesazhi i ambasadores është shumë i qartë, pasi edhe pse ka ndryshuar qeveria amerikane, lufta ndaj korrupsionit do të mbetet prioritet, për të mos thënë se do të bëhet më e fortë.

Reforma në drejtësi

Reforma në drejtësi është një reformë që po udhëhiqet nga amerikanët. Të shumtë janë ata që nuk e duan reformën dhe madje është lobuar shumë kundër saj. Yuri Kim që kur u zgjodh nga Trump e bëri të qartë se reforma nuk negociohet. Shpresat ishin se pas ikjes së Donald Lu do të vinte një ambasador që do rrëzonte reformën. Ndodhi e kundërta. Kim është një mbështetëse shumë më e flaktë se Lu.

Pas kësaj sytë u kthyen nga Uashingtoni me shpresën se ndryshimi pushtetit do sjellë ndryshime dhe në Shqipëri. Por Kim e bëri të qartë dje se administrata e re e ka prioritet luftën antikorrupsion. Element tjetër që harrohet është se reforma në drejtësi nisi kur Joe Biden ishte zëvendëspresident. Ishte administrata e Obamës ajo që financoi reformën dhe rikthimi i Biden është një sinjal se do të ketë më shumë mbështetje.

Të frikësuarit

Sot të gjithë janë shfaqur si të gëzuar që Biden u bë president, por nëse kthehemi pas, presidenti Ilir Meta ka shpenzuar mijëra dollar për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump 4 vite më parë. Meta ishte i vetmi nga Shqipëria që mori pjesë në Capitol Hill në janarin e 2017. Në këtë vit LSI arriti një marrëveshje me kompaninë lobuese “McKeon Group”, për t’i siguruar liderit të saj në atë kohë, Ilir Meta një ftesë në inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Shpresat e PD-LSI në atë kohë ishin se me ardhje e Trump do binte reforma në drejtësi, por nuk ndodhi asgjë e tillë.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In