• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Vrasja e 31-vjeçares nga ish i dashur i saj, tezja dhe shoqja e viktimës zbulojnë çfarë ndodhi një ditë para krimit

24/09/2021
in Diaspora
A A
Vrasja e 31-vjeçares nga ish i dashur i saj, tezja dhe shoqja e viktimës zbulojnë çfarë ndodhi një ditë para krimit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme në orën 16:00 është zhvilluar ceremonia mortore e 31-vjeçares, Dora, që u vra me armë zjarri nga ish i dashuri i saj 40-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin Rodos Në Greqi, dy ditë më parë.

Autori e ekzekutoi 31-vjeçaren, me profesion mësuese, teksa ishte duke zbritur nga makina e po hynte në banesën e saj. Ai i kishte zënë pritë dhe e qëlloi me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autori i ndihmuar nga bashkëpunëtori u arratis, hyri në shtëpinë e tij që e kishte pak metra larg vendit të ngjarjes dhe vrau veten.

Por çfarë ndodhi një ditë para vrasjes?

Një ditë para se të ndodhte vrasja, viktima e kishte parë autorin, i cili ishte me profesion filolog, teksa jepte mësim në një shtëpi. Ai ishte me makinën e bardhë që kishte marrë me qira, të njëjtën që përdori për ekzekutimin e 31-vjeçares. Këto detaje i bëri të ditura tezja e viktimës, sepse vetë vajza ia kishte thënë në telefon nënës së saj.

“Një ditë para se të ndodhte e keqja, ajo e pa atë! Ai ishte në një shtëpi duke mësuar disa fëmijë, sepse ishte filolog. Ajo e pa me një makinë që kishte marrë me qira (Golfin e bardhë që përdori për të shkuar në vendin e vrasjes). E gjitha kjo një ditë para vrasjes. Dhe sigurisht kjo lëvizje e bëri atë të dyshimtë. Këto fjalë ia ka thënë vetë nënës së saj”, tha tezja e Doras.

Po ashtu edhe shoqja e viktimës, Marietta Diakou ka dhënë disa detaje të reja për ngjarjen. Ajo tha se kishte folur me 31-vjeçaren për herë të fundit një ditë para vrasjes së saj.

Ajo i kishte treguar se një natë, 40-vjeçari kishte arritur deri në atë pikë sa e kishte mbyllur në shtëpinë ku jetonin sëbashku para se të ndaheshin. Një herë tjetër, sipas dëshmisë së shoqes, autori nuk e ka lënë viktimën as të dalë në ballkon për të pirë duhan. Viktima i ishte drejtuar Prokurorisë së Krimit Kibernetik, pasi 40-vjeçari i kishte hakuar kompjuterin dhe i kishte fshirë fotot.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

VIDEO/ Sikur te kishim ca qereste? Në kujtim të kollosve Pandi Raidhi, Mihal Stefa, Albert Verria

VIDEO/ Sikur te kishim ca qereste? Në kujtim të kollosve Pandi Raidhi, Mihal Stefa, Albert Verria

25/07/2026
“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

21/07/2026
Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

15/07/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In