Vrasja e ish-Kryeministrit japonez Shinzo Abe gjatë një fjalimi ditën e sotme tronditi mbarë opinionin publik.
Autori i vrasjes së ish kryeministrit japonez, 41-vjeçari Tetsuya Yamagami i cili u arrestua menjëherë pas atentatit, pranoi krimin se ishte ai që e kishte qëlluar Kryeministrin japonez.
Sipas policisë në rajonin perëndimor të Narës, autori është shprehur se aryeja e vrasjes së ish-kryeministrit ishte fakti se dyshonte që ai ishte pjesë e një organizate të cilën ai e kishe inat.
Policia është shprehur se nuk ishte e qartë nëse “organizata e veçantë” e përmendur nga i dyshuari ekzistonte në të vërtetë, apo ishte një trillim i bërë nga autori, ata shtuan se hetimet po vazhdonin.
Ndërkohë disa media japoneze kanë nisur të flasin pas deklaratës së atentatorit, të cilët kanë hedhur dyshime se organizata e përshkruar nga autori mund të jetë një grup apo sekt fetar.
Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij në moshën 67-vjeçare ka tronditur thellësisht një vend ku krimi me armë është shumë i rrallë.