• Kontakt
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vitore Tusha nuk i’a arrit qëllimit/ Ngritja e Kushtetueses bllokohet sërish! 5 kandidatë të propozuar nga Meta nuk plotësojnë kushtet, 3 tërhiqen!

18/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Vitore Tusha nuk i’a arrit qëllimit/ Ngritja e Kushtetueses bllokohet sërish! 5 kandidatë të propozuar nga Meta nuk plotësojnë kushtet, 3 tërhiqen!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bllokohet sërish ngritja e gjykatës Kushtetuese e cila thuajse ishte gati për t’u plotësuar me dy gjyqtarë për të çuar në gjashtë numrin e trupës funksionale, proces i cili ndikon drejtpërdrejt në çeljen e negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE duke rrezikuar bllokimin.

Këshilli i emërimeve në drejtësi ka verifikuar nëntë kandidatët në garë, nga ku asnjë nuk është kualifikuar për të marrë pëlqimin e parlamentit e më pas dekretin e presidentit. Tre kandidatë mes tyre Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka janë tërhequr nga gara. Ndërsa Besnik Muci, Arduta Aslua, Shaqir Hasanaj, Vjosa Bodo, Vasil Bendo dhe Dedë Kasneci nuk kanë plotësuar kriteret ligjore për të vazhduar garën.

Aktualisht gjykata kushtetuese ka katër anëtarë çka pamundëson mbajtjen e seancave gjyqësore dhe kuorumin e vendimmarrjes, për cështje të rëndësishme si zgjedhjet e 30 qershorit apo cështjen teatri. Në gjykatë kushtetuese janë katër gjyqtarë mes tyre Vitore Tusha në cilësinë e kryetares në detyrë me mandat të mbaruar, Marsida Xhaferrlari, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Për t’u bërë gjyqtarë kushtetues në Shqipëri duhet:

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.

Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Pas nisjes së vettingut kushtetuesja u bllokua për shkak të shkarkimeve dhe dorëheqjeve të gjyqtarëve që mbanin këto poste. KED pritet të pranojë kandidimet e reja pas rishpalljes që do bëhen për këta vakanca dhe procedura minimumi do të haj edhe 3 ose 4 muaj kohë.

Njoftimi i plotë nga Gjykata e Lartë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 17.07.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, e cila zgjati deri në orët e vona, me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, të rishpallura nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019

2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm .

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes së tyre nga kandidimi, të kandidatëve;

1. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

2. Prel Martini, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019

3. Envi Hicka, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Besnik Muci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019, referuar vendimit të Komisionit të Posacëm të Apelimit.

2. Ardita Alsula, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

3. Shaqir Hasanaj , për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

4. Shaqir Hasanaj , për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019;

5. Vjosa Bodo , për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

6. Vjosa Bodo , për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

7. Vasil Bendo, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

8. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

9. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar. /Nga Arsen Rusta

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In